Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vite burgim për krime lufte, vrau tre shqiptarë

Valon Arifi by Valon Arifi
31/07/2025
in Lajme
0
Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vite burgim për krime lufte, vrau tre shqiptarë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës sot është shpallur aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në Prizren, shkruan Insajderi.

Insajderi merr vesh se Millosh Pleskoviq është dënuar me 15 vite burgim për krime lufte.

Pleskoviq është dënuar edhe për vrasjen e tre shqiptarëve.

I njohur me nofkën “Miki”, Millosh Pleskoviq, në bashkëkryerje akuzohej për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Daçaj, dhe Fatmir Bojaxhiut, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren.

Në seancën që u mbajt ndaj tij në janar të këtij viti, Pleskoviqi u deklarua i pafajshëm për akuzën që bart mbi vete.

Në atë seancë, dëshmitarët kishin deklaruar versionet e tyre rreth ngjarjes tragjike të shtatorit.

Sipas aktakuzës, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren, viktimat R.D., B.D., F.B së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, kanë shkuar në malin e tyre, i cili gjendej afërsisht rreth 300 metra në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, për të marrë dru për ngrohje.

Derisa ishin duke ecur, ata hasën në një grup prej 7-8 personash, të armatosur, të nacionalitetit serb, të cilët kishin dalë nga mali dhe ishin me uniforma policore e ushtarake, me shirita në krah dhe në kokë.

Fillimisht, ata i kishin urdhëruar viktimat që të ndaleshin, pastaj i kishin fyer në gjuhën serbe.

Sipas Aktakuzës, në mesin e tyre e kishin parë edhe të pandehurin në fjalë, Millosh Pleskoviq.

Në atë moment i pandehuri kishte shtënë me armë të tipit “kallashnikov” në drejtim të tyre dhe me të filluar të shtënat, viktima, tani i ndjeri B.D., e ka shtyrë më krah të dëmtuarin Xhenger Cana – duke e futur nën rrugë, në mënyrë që ta shpëtojë nga vrasja, pasi që ishte më i riu në grup.

Të dëmtuarit, Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kanë vrapuar në drejtim të shtëpive të tyre, kurse viktimat, tani të ndjerit B.D dhe R.D dhe F.B kanë mbetur në vendin e ngjarjes të vrarë.

Pas një jave, familjarëve iu lejua të marrim trupat e pajetë nga vendi ku ndodhi tragjedia, vetëm për t’i gjetur ata të gjymtuar: njëri pa njërën këmbë, e tjetri pa kokë.

Millosh Pleskoviq ka qenë nën masën e paraburgimit nga 30 shtatori i 2023-tës.

Ai u arrestua në fshatin Uglar, ku jetonte pasi iku nga Prizreni.

Related

Previous Post

Trump: Plani kanadez për njohjen e shtetit palestinez kërcënon ujdinë tregtare

Next Post

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

Next Post
Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.