Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Joga prenatale – Sekreti për një shtatzëni më të shëndetshme dhe më të qetë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
31/07/2025
in Shëndeti
0
Joga prenatale – Sekreti për një shtatzëni më të shëndetshme dhe më të qetë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Joga prenatale po vlerësohet gjithnjë e më shumë si një praktikë ideale për gratë shtatzëna që kërkojnë një balancë mes mirëqenies fizike dhe qetësisë mendore. Sipas burimit Parents, përcjell Gazeta Shneta, kjo formë e jogës ndihmon trupin të përshtatet me ndryshimet e shumta gjatë shtatzënisë, duke forcuar muskujt e pjesës së poshtme të trupit, përfshirë muskujt e legenit – përgatitje thelbësore për procesin e lindjes.

Teknikat e frymëmarrjes së thellë dhe të vetëdijshme që mësohen në joga, janë çelësi për relaks dhe përballim më të lehtë të dhimbjeve gjatë lindjes. Kjo qasje ndihmon në uljen e tensionit, redukton frikën dhe rrit vetëbesimin e grave gjatë momentit të lindjes.

Përveç përfitimeve emocionale, joga prenatale ndihmon edhe në lehtësimin e shqetësimeve të përditshme gjatë shtatzënisë – si dhimbjet e shpinës, të përzierat, pagjumësia dhe gulçimi. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit furnizimin me oksigjen për nënën dhe foshnjën.

Një aspekt po aq i rëndësishëm është edhe krijimi i lidhjes shpirtërore me beben. Klasa e jogës ofron një hapësirë të qetë për reflektim, por edhe një mundësi për të ndarë përvoja me nëna të tjera, duke ndërtuar mbështetje dhe komunitet.

Studimet tregojnë se praktika e rregullt e jogës gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun për lindje të parakohshme dhe të ndihmojë në lindjen e foshnjës me peshë të shëndetshme. Në këtë mënyrë, joga prenatale bëhet një aleat i çmuar për një shtatzëni më të lehtë dhe më të lumtur.

Related

Previous Post

Gratë që pijnë shumë alkool, 50% më të rrezikuara për shtatzëni të padëshiruar

Next Post

Njerëzit pa syze me inteligjencë artificiale do të kenë një disavantazh në të ardhmen

Next Post
Njerëzit pa syze me inteligjencë artificiale do të kenë një disavantazh në të ardhmen

Njerëzit pa syze me inteligjencë artificiale do të kenë një disavantazh në të ardhmen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.