Sunderland e ka mirëpritur me entuziazëm yllin e ri, Granit Xhaka.
Përfaqësuesi i Zvicrës me prejardhje shqiptare ka bërë sot debutimin e tij për klubin anglez, pas transferimit nga Bayer Leverkusen javën e kaluar.
Xhaka është paraqitur në formacionin e Sunderlandit në ndeshjen miqësore kundër Real Betisit. Klubi ka ndarë një fotografi të tij në rrjetin social X, me mbishkrimin: “Granit Xhaka në të kuqe dhe të bardhë”.
Ky transferim shihet si një përforcim i madh për ekipin anglez në prag të sezonit të ri.