Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen Maqedoni–Rumani, Mickoski i pranishëm, institucionet heshtin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/08/2025
in Lajme
0
Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen Maqedoni–Rumani, Mickoski i pranishëm, institucionet heshtin
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër episod i rëndë i gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë është shënuar të shtunën mbrëma në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e vlefshme për kualifikimet drejt Kupës së Botës 2027.

Gjatë ndeshjes, një pjesë e tifozëve shpërthyen në thirrje skandaloze dhe raciste ndaj shqiptarëve. Në kore të sinkronizuara, ata bërtitën slogane të rënda si:

  • “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”,
  • “Dhoma të gazit për shqiptarët”,
  • “Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”,
  • dhe “Shqiptarët e mallkuar ta dijnë, emri maqedonas nuk zhduket”.

Pamjet dhe audio-incizimet e publikuara nga agjencia INA konfirmojnë qartazi fjalët që shkelin rëndë parimet e tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit ndër-etnik në një shoqëri demokratike.

Në sallën ku u zhvillua ndeshja ishin të pranishëm edhe figura të larta shtetërore si kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministri i punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviç, si dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë – por pavarësisht kësaj, nuk u ndërmor asnjë veprim për të ndalur gjuhën e urrejtjes, as ndonjë reagim zyrtar më pas nga autoritetet përgjegjëse.

Ngjarja ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësues shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, përmes një postimi publik, dënoi ashpër ngjarjen:

“Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Ato janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës dhe barazisë që duam ta ruajmë në vendin tonë.”

Edhe zëvendëskryeministri tjetër, Arben Fetai, e cilësoi sjelljen si “tradhti të turpshme ndaj vlerave të sportit dhe fair play-it”.

“Ksenofobia dhe urrejtja nuk kanë vend as në stadiume, as në të ardhmen tonë të përbashkët. Institucionet duhet të veprojnë, jo të heshtin,” theksoi Fetai, duke i bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa të qarta dhe të vendosura.

Reagime ka pasur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i cili shprehu “indinjatën dhe revoltën më të thellë” për atë që e quajti një ngjarje skandaloze dhe rrezik për paqen sociale.

Përballë heshtjes së autoriteteve maqedonase, shqetësimi për përkeqësimin e klimës ndëretnike po rritet, ndërkohë që opinion publik dhe faktorë politikë kërkojnë reagim institucional të menjëhershëm dhe ndëshkim për çdo formë të gjuhës së urrejtjes.

 

Related

Previous Post

Daut Haradinaj kritikon heshtjen e Kurtit ndaj thirrjeve antishqiptare në RMV: Asnjë fjalë nga kumbara i koalicionit qeverisës

Next Post

Moti për të Hënën: Destabilizim i fuqishëm atmosferik në rajon, priten reshje dhe stuhi lokale

Next Post
“Sot pasdite rrebeshe shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 kmh”-Komuna e Prishtinës thirrje qytetarëve për kujdes

Moti për të Hënën: Destabilizim i fuqishëm atmosferik në rajon, priten reshje dhe stuhi lokale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.