Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave në fjalë, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.
“Kërkojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.