Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria jep detajet e fundit për autopsinë e Enver Bajraktarit që u gropos në Lipjan

Valon Arifi by Valon Arifi
06/08/2025
in Lajme
0
Prokuroria jep detajet e fundit për autopsinë e Enver Bajraktarit që u gropos në Lipjan
0
SHARES
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria në Prishtinë ka thënë se më 5 gusht është bërë identifikimi i plotë i personit që u gjet i groposur në një arë në Baicë të Lipjanit. Në një përgjigje për Gazetën Express, Prokuroria thotë se bëhet fjalë për Enver Bajraktarit.

Tutje thuhet se është kryer autopsia dhe po zhvillohen hetime intensive.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve.”

Bajraktari do të varroset sot.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se fillimisht ‘’kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Dje përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Related

Previous Post

Dodikut i hiqet mandati i presidentit të RS

Next Post

Limani: Protesta kundër Speciales duhet të mbahet para ambasadës amerikane dhe zyrës së BE-së

Next Post
Limani: Protesta kundër Speciales duhet të mbahet para ambasadës amerikane dhe zyrës së BE-së

Limani: Protesta kundër Speciales duhet të mbahet para ambasadës amerikane dhe zyrës së BE-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.