Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Shëndeti

Ëmbëlsuesi artificial mund ta bëjë imunoterapinë më pak efektive tek pacientët me kancer

06/08/2025
in Shëndeti
Reading Time: 2 mins read
Ëmbëlsuesi artificial mund ta bëjë imunoterapinë më pak efektive tek pacientët me kancer
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ëmbëlsues artificial i pranishëm në pije dietike, produkte të pjekura, produkte qumështi dhe çamçakëz – sukraloza – mund të ulë ndjeshëm efektivitetin e trajtimeve imunoterapike te pacientët me kancer, kanë zbuluar dy studime të reja.

Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Pitsburgut kanë treguar se sukraloza ndikon negativisht në mikrobiomën e zorrëve, duke ulur nivelin e një aminoacidi thelbësor – arginina, që është i domosdoshëm për funksionimin e qelizave T, të cilat janë përgjegjëse për luftimin e sëmundjeve si kanceri.

Në një studim paraklinik te minjtë, të cilët ishin trajtuar për adenokarcinomë ose melanomë, u vërejt se minjtë që konsumonin sukralozë dhe merrnin terapi anti-PD1 kishin tumore më të mëdha dhe mbijetesë më të ulët krahasuar me ata që nuk ishin ekspozuar ndaj ëmbëlsuesit.

Në një studim klinik me 132 pacientë me melanomë të avancuar ose kancer të mushkërive, të cilët trajtoheshin me imunoterapi (me ose pa kimioterapi), efektiviteti i trajtimit gjithashtu rezultoi më i ulët në rastet me konsum të sukralozës.

“Zbuluam se sukraloza pengoi efektivitetin e imunoterapisë në një gamë të gjerë trajtimesh dhe llojesh kanceri”, deklaroi Dr. Diwakar Davar, studiues kryesor në Universitetin e Pitsburgut.

Megjithatë, studiuesit kanë identifikuar një zgjidhje të mundshme: kur minjve iu dhanë suplement arginine ose citrulline, reagimi ndaj imunoterapisë u kthye në nivele normale.

Dr. Abby Overacre, bashkautore e studimit, theksoi rëndësinë e kësaj zbulese për pacientët: “Këta pacientë tashmë përballen me sfida të mëdha, ndaj t’u kërkohet të ndryshojnë rrënjësisht dietën nuk është realiste.”

Një provë klinike më e gjerë është planifikuar për të vlerësuar nëse suplementet e citrulinës mund të zbusin efektet negative të sukralozës gjatë trajtimit të kancerit.

Related

Previous Post

Richard Grenell shijon pushimet në jug, ndan videon: Në Shqipëri me amerikanë

Next Post

Aksident me fatalitet në Fier: Ka të vdekur e të lënduar

Next Post
Aksident me fatalitet në Fier: Ka të vdekur e të lënduar

Aksident me fatalitet në Fier: Ka të vdekur e të lënduar

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Vazhdon vala e të nxehtit në rajon

13/08/2025
“Juli Cezari” i Qëndrim Rijanit – Shekspiri më i dobët që kam parë ndonjëherë

“Juli Cezari” i Qëndrim Rijanit – Shekspiri më i dobët që kam parë ndonjëherë

12/08/2025
Kosova regjistron 6 vrasje në 11 ditë, 5 persona u vranë vetëm në dy ditët e fundit

Kosova regjistron 6 vrasje në 11 ditë, 5 persona u vranë vetëm në dy ditët e fundit

12/08/2025
Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës

Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës

12/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Vazhdon vala e të nxehtit në rajon

13/08/2025
“Juli Cezari” i Qëndrim Rijanit – Shekspiri më i dobët që kam parë ndonjëherë

“Juli Cezari” i Qëndrim Rijanit – Shekspiri më i dobët që kam parë ndonjëherë

12/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info