Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata Kushtetuese reagon pas sulmit nga Vjosa Osmani

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/08/2025
in Lajme
0
Gjykata Kushtetuese reagon pas sulmit nga Vjosa Osmani
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pasi Vjosa Osmani dje në konferencë akuzoi gjyqtarin serb Radomir Laban, duke thënë se ky i fundit përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Ajo po ashtu tërhoqi kërkesën e drejtuar Kushtetueses për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor, shkruan Gazeta Metro.


Vjosa Osmani në konferencën e saj foli për rrezikun që i kanoset Kosovës nga Laban, ndërsa tërthorazi kërkoi edhe shkarkimin e tij nga gjyqtarët e tjerë.

Për këtë konferencë të saj dhe vendimin për tërheqjen e kërkesës për konstituimin e Kuvendit dhe afatin 30-ditor, Kushtetuesja doli sot me një përgjigje.
“Sa u përket çështjeve të ngritura përkitazi me Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, siç jeni të informuar, i njëjti ka qenë i punësuar në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2011, në pozitën e Këshilltarit juridik, dhe që nga data 9 gusht 2018 ushtron funksionin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Kushtetueses.

Sa i përket kërkesës së Vjosa Osmanit për shqyrtimin e shkarkimit të gjyqtarit serb Laban, Kushtetuesja nuk dha ndonjë detaj.

“Në anën tjetër, procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë”, thuhet nga Kushtetuesja.

Gjyqtari Radomir Laban ishte emëruar në vitin 2018 si gjyqtar në Kushtetuese, ndërsa kishte punuar edhe më parë. Në këtë rast të presidentes, Laban është gjyqtar raportues, por nuk ka të drejtë të jetë pjesë e vendimmarrjes.

Related

Previous Post

‘Mercenarë’ – Syla: Kurti po e kopjon Vucicin me sulme ndaj mediave, e ty kush të paguan

Next Post

Doli për shëtitje dhe s’u kthye më, gjendet i gjallë pas disa ditësh gazetari amerikan në Norvegji

Next Post
Doli për shëtitje dhe s’u kthye më, gjendet i gjallë pas disa ditësh gazetari amerikan në Norvegji

Doli për shëtitje dhe s’u kthye më, gjendet i gjallë pas disa ditësh gazetari amerikan në Norvegji

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.