Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

VV e pranon fajin për ngërçin politik, Kusari: Na takon një pjesë e përgjegjësisë

Valon Arifi by Valon Arifi
07/08/2025
in Lajme
0
VV e pranon fajin për ngërçin politik, Kusari: Na takon një pjesë e përgjegjësisë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje që nga ardhja në pushtet gjithmonë e kanë drejtuar gishtin nga opozita e tanishme, duke e fajësuar për çdo dështim të mundshëm politik që VV’ja ka pasur, e njëjtë vepruan edhe me ngërçin politik që e krijuan nga zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Metro.

Ani pse me zë të ulët VV-ja si duket ka pranuar ‘një pjesë’ të fajit e cila është vetëm ‘një atom’ krahasuar me përgjegjësitë që ata kanë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila e pyetur nga EO se a ndjen si subjekt i parë në zgjedhjet e 9 shkurtit Vetëvendosje një pjesë të përgjegjësisë apo po mjaftohen me fajësimin e partive të tjera, tha se beson se u takon një pjesë e përgjegjësisë, ndoshta në pjesën e komunikimit.

“Po, është e vërtetë, është një periudhë kohore në të cilën organi më i lartë i vendit, legjislativi, Kuvendi i Republikës është jofunksional dhe në konstituimin e këtij kuvendi përgjegjësinë e ndajmë bashkërisht. Unë jam një nga 48 deputetët e grupit të tri partive, të cilat kanë marrë shumicën në Kuvendin e Republikës dhe jam e bindur se edhe po të kishim bërë përpjekje të tjera për të dalë nga ky ngërç, bllokimi ose pozicionimi që ishte i partive të deritashme opozitare tregonte se nuk do të lëviznin ose nuk do të reflektonin në sjelljen e tyre”, u shpreh Kusari-Lila.

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 54-të, teksa partitë politike vazhdojnë të ngulmojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta.

Nga paaftësia për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, Kushtetuesja ka marrë masë pezulluese për ndërprerjen e Kuvendit për dy javë, ku konkretisht nesër përfundon afati dhe nuk dihet a do të zgjasë apo do të merret ndonjë vendim i ri./gazetametro.net

Related

Previous Post

A Është Fundi i Shkatërrimit të Garantuar të Ndërsjellë? Si IA Sfidon Parandalimin Bërthamor

Next Post

Tahiri për takimin Djuric-Rubio: Schwarz e strukur dhe e zhdukur nga diplomacia

Next Post
Tahiri për takimin Djuric-Rubio: Schwarz e strukur dhe e zhdukur nga diplomacia

Tahiri për takimin Djuric-Rubio: Schwarz e strukur dhe e zhdukur nga diplomacia

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.