Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abelard Tahiri sulmon Gjykatën Komerciale në stilin e Vetëvendosjes

Valon Arifi by Valon Arifi
07/08/2025
in Lajme
0
Abelard Tahiri sulmon Gjykatën Komerciale në stilin e Vetëvendosjes
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa vendi ndodhet në një krizë të paprecedent institucionale, Abelard Tahiri ka zgjedhur që të sulmojë Gjykatën Komerciale – për të cilën dikur krenohej se e kishte emërtuar vet – në prani të diplomates amerikane Anu Prattipati.

Në stilin e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-ministri i Drejtësisë dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së ka nisur një “gjueti shtrigash” kundër Komerciales.

Ai tha të mërkurën se çështjen e Gjykatës Komerciale e ka hapur si diskutim në takimin e tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-ve në Kosovë.

“Në takimin e djeshëm të mbajtur nga Kryetari z. Memli Krasniqi me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati – ku isha i pranishëm edhe unë – z. Krasniqi dhe unë shprehëm shqetësimin e PDK-së lidhur me gjendjen e gjyqësorit në Kosovë, veçanërisht për vendimin e Gjykatës Komerciale për të detyruar Ndërmarrjen Publike Banesore që të përmbushë një kontratë në favor të një konsorciumi të kompanive private, megjithëse afati ligjor për zbatimin e saj kishte skaduar”, shkroi Tahiri në një postim në Facebook të mërkurën pas takimit.

“Ky vendim dëmton interesin publik dhe taksapaguesit e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ish-ministri i Drejtësisë, i cili dikur krenohej se e kishte emërtuar vet Gjykatën Komerciale, e sulmoi edhe javën e kaluar këtë gjykatë duke e cilësuar, paradoksalisht, tashmë si “e themeluar nga Albulena Haxhiu dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Gjykata Komerciale, e themeluar nga Albulena Haxhiu dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur që të dëmtojë interesin publik duke pasuruar një kompani private në dëm të interesit të përgjithshëm dhe taksapaguesve të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri në një postim në rrjetet sociale të premten e 1 gushtit.

Reagimet e Tahirit ndërlidhen me pakënaqësinë e tij me një vendim të Dhomës së Parë të Gjykatës Komerciale për aprovimin e një kërkesëpadie të një konsorciumi privat i cili kishte kontratë me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) për ndërtimin e një objekti shumëkatësh.

Kontrata, e nënshkruar në vitin 2021, ishte tentuar të shkëputej në vitin 2023 nga NPB-ja, e cila drejtohej nga Partia Demokratike e Kosovës, por nuk ka arritur të shkëputej për shkak se nuk ka lejuar Gjykata. /Paparaci.com

Related

Previous Post

Ka ndërruar jetë nëna e dy dëshmorëve të Kombit, Imrije Bajrami

Next Post

Zëdhënësi i VV-së eskalon: E godet ulët Hashim Thaçin e opozitën për Gjykatën Speciale, pak para protestës

Next Post
Zëdhënësi i VV-së eskalon: E godet ulët Hashim Thaçin e opozitën për Gjykatën Speciale, pak para protestës

Zëdhënësi i VV-së eskalon: E godet ulët Hashim Thaçin e opozitën për Gjykatën Speciale, pak para protestës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.