Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zëdhënësi i VV-së eskalon: E godet ulët Hashim Thaçin e opozitën për Gjykatën Speciale, pak para protestës

Valon Arifi by Valon Arifi
07/08/2025
in Lajme
0
Zëdhënësi i VV-së eskalon: E godet ulët Hashim Thaçin e opozitën për Gjykatën Speciale, pak para protestës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka eskaluar pak para protestës së sotme.

Manxhuka e ka goditur Hashim Thaçin duke thënë se në intervistën e tij në Klan Kosova, dha qëndrime të buta për Gjykatën Speciale.

Ai akuzoi edhe opozitën.

Postimi:

1. Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.

2. Nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.

3. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare.

4. ⁠Për më pak se pesë vjet qeveria Kurti ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe shpenzimet e tjera atje.

5. ⁠Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.

6. ⁠Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve.NACIONALE

Related

Previous Post

Abelard Tahiri sulmon Gjykatën Komerciale në stilin e Vetëvendosjes

Next Post

Muzika më e mirë rock dhe pop që ka dalë nga Evropa – Një udhëtim përmes ikonave muzikore

Next Post
Muzika më e mirë rock dhe pop që ka dalë nga Evropa – Një udhëtim përmes ikonave muzikore

Muzika më e mirë rock dhe pop që ka dalë nga Evropa – Një udhëtim përmes ikonave muzikore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.