Ordinanca e njohur stomatologjike “Dini Dent” i është bashkuar zërave publikë që po mbështesin protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale në Hagë, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi publik, “Dini Dent” ka shprehur mbështetjen e plotë për protestën që pritet të mbahet sot më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë për çlirimtarët dhe ruajtjen e historisë së luftës për liri.
Kjo është ndër bizneset private të para që dalin hapur në mbështetje të kësaj proteste, e cila është thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.