Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përplasje të forta mes shefit të ushtrisë izraelite dhe kabinetit të sigurisë për shkak të Gazës

Valon Arifi by Valon Arifi
08/08/2025
in Lajme
0
Përplasje të forta mes shefit të ushtrisë izraelite dhe kabinetit të sigurisë për shkak të Gazës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat izraelite raportojnë për tensione të ashpra mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe anëtarëve të kabinetit të sigurisë gjatë një mbledhjeje maratonë 10-orëshe, ku u miratua plani i kryeministrit Benjamin Netanyahu për zgjerimin e ofensivës ushtarake në Gaza.

Sipas portalit izraelit Ynet, gjenerali Eyal Zamir ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj një pushtimi të plotë të Gazës, që nënkupton kontroll total dhe, praktikisht, një okupim të territorit. Ai ka paralajmëruar për pasoja të rënda humanitare, përfshirë zhvendosjen e afro një milion palestinezëve nga zonat që pritet të goditen nga ofensiva.

Gjenerali Zamir ka ngritur shqetësime të mëdha edhe për rrezikun që u kanoset rreth 20 pengjeve, që besohet se janë ende gjallë. Sipas tij, një ofensivë e zgjeruar mund të çojë në vdekjen e tyre – qoftë nga rrëmbyesit, qoftë aksidentalisht nga forcat izraelite.

Ai gjithashtu ka theksuar se ushtria është e rraskapitur pas gati dy vitesh lufte intensive, ku rezervistët janë thirrur në detyrë disa herë për operacione në Gaza.

Megjithëse ende nuk është përcaktuar data e nisjes së ofensivës së re, pritet që ajo të zgjasë me muaj të tërë dhe të kërkojë mobilizimin e mijëra ushtarëve. Evakuimi i detyruar i civilëve do të jetë pjesë e planit – edhe pse shumica e tyre janë zhvendosur tashmë disa herë.

Gazeta Ma’ariv raporton se do të ketë zhvillime shqetësuese pasi “shumica, nëse jo të gjithë pengjet që janë gjallë, mund të humbin jetën” gjatë ofensivës.

Plani i kryeministrit Netanyahu parashikon marrjen nën kontroll të plotë të qytetit të Gazës si hapin e parë. Megjithatë, zyra e tij shmangu përdorimin e fjalës “okupim”, sipas Ynet, për arsye ligjore që lidhen me përgjegjësinë për menaxhimin civil të territorit.

Por sipas ekspertëve, kjo nuk ndryshon asgjë nga detyrimet ndërkombëtare të Izraelit. Sapo një forcë ushtarake merr kontroll mbi një territor, konsiderohet fuqi okupuese, dhe detyrohet nga ligji ndërkombëtar të kujdeset për nevojat e popullsisë vendase.

Related

Previous Post

Burg me kusht për shqiptarin me flamurin ‘Autokton’ – asnjë dënim për huliganët e Kumanovës

Next Post

Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm

Next Post
Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm

Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.