Një zjarr masiv në jug të Francës ka shkatërruar mbi 160 km² tokë, prona dhe ka marrë jetë njerëzish. Autoritetet e quajnë zjarrin në rajonin Aude më të madhin që nga viti 1949.
Sipas burimit Euronews Health dhe vende të tjera si Greqia, Portugalia, Spanja, Turqia, Rumania dhe Britania po përballen me të njëjtin problem këtë verë.
Përveç shkatërrimit të drejtpërdrejtë, tymi dhe flakët shkaktojnë ndotje të rëndë të ajrit, e cila mund të udhëtojë mijëra kilometra dhe dëmton shëndetin.
Tymi nga zjarret duket më i rrezikshëm se format e tjera të ndotjes së ajrit, duke prekur më shumë fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje dhe punëtorët në ambiente të hapura, transmeton Gazeta Shneta.
Pesë ndikimet kryesore në shëndet:
Irritim respirator – Grimcat PM2.5 depërtojnë thellë në mushkëri, duke shkaktuar kollë, dhimbje gjoksi, djegie të syve dhe përkeqësim të astmës.
Dëmtim organesh – Grimcat mund të hyjnë në gjak, duke rritur rrezikun për infarkt dhe dështim kardiak; dëmtojnë edhe lëkurën, veshkat, mëlçinë e sytë.
Probleme të shëndetit mendor – Zjarret rrisin depresionin, pagjumësinë dhe PTSD-në; raste vetëvrasjeje dhe mbidozash mund të shtohen.
Dobësim i trurit – Ekspozimi lidhet me humbje kujtese, përqendrim më të shkurtër dhe rrezik më të lartë për demencë.
Kancer – Ekspozimi afatgjatë mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe trurit.
Menaxhimi i situatës dhe mbrojtja
Qëndroni brenda, mbyllni dyer e dritare, përdorni ajër të ricikluar dhe pastrues ajri. Në dalje, përdorni maskë KN95.