Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vuçiqi paralajmëron zgjedhjet e parakohshme në Serbi

Valon Arifi by Valon Arifi
08/08/2025
in Lajme
0
Vuçiqi paralajmëron zgjedhjet e parakohshme në Serbi
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Unë udhëhiqem nga interesat e Serbisë, kemi shumë për të bërë, për të festuar fitoret e Serbisë. Dhe zgjedhjet do t’i mbajmë gjithsesi para afatit kushtetues dhe ligjor. Pastaj do të shohim nëse do të fitojnë ata që pëlqejnë të rrahin gratë, apo ne që e duam Serbinë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai e komentoi edhe për kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve, duke theksuar: “Është mirë që më në fund u kujtuan kush është kompetent”, transmeton Paparaci.

“Zgjedhjet do të mbahen kur organi shtetëror kompetent të marrë vendimin në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Nëse fitojnë, do t’i urojmë, por së pari të numërojmë votat në kuti”, ka thënë Vuçiqi.

Kështu ai iu përgjigj pyetjes pse nuk shpall zgjedhjet, dhe kujtoi se në dhjetor të vitit 2024 kishte ofruar mbajtjen e një referendumi. Ai gjithashtu ka thënë se “zgjedhjet do t’i kemi gjithsesi para afatit kushtetues”.

I pyetur të komentojë paralajmërimin e Millorad Dodikut, për shpalljen e një referendumi, Vuçiq ka thënë se Republika Serbe mund të llogarisë në mbështetjen e Serbisë.

“Shpresoj që çështjet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe që stabiliteti rajonal të ruhet plotësisht. Do të doja që disa në bashkësinë ndërkombëtare ta kishin kuptuar më mirë nevojën për dialog dhe bisedime, e jo për marrjen e vendimeve të njëanshme. Nga ata në Sarajevë nuk kam pritur asgjë më të mirë. Ky do të jetë qëllimi i Serbisë në periudhën e ardhshme”, ka përfunduar Vuçiqi./Paparaci.com

Related

Previous Post

Bogujevci hidhet në sulm: S’ka më demokraci përfaqësuese në Kosovë

Next Post

Në pikën kufitare në Bërnjak arrestohet një zyrtar i MPB së Serbisë

Next Post
Në pikën kufitare në Bërnjak arrestohet një zyrtar i MPB së Serbisë

Në pikën kufitare në Bërnjak arrestohet një zyrtar i MPB së Serbisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.