Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/08/2025
in Lajme
0
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa viteve të studimit, përkushtimit dhe fluturimeve testuese, një i ri nga Gjilani ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e tij për të komanduar një nga avionët më të njohur në botë, Boeing 737.

Lirik Qerimi tashmë është i licencuar zyrtarisht si pilot komercial, duke hapur kapitullin e ri të karrierës së tij në qiellin ndërkombëtar, shkruan albinfo.ch.

 

Pas një periudhe intensive trajnimi dhe përkushtimi të palëkundur, ai diplomoi me sukses në Global Aviation School në Athinë, një nga akademitë më prestigjioze të aviacionit në rajon.

Lajmin e ka ndarë vetë Qerimi, duke shprehur mirënjohje për familjen, miqtë, instruktorët dhe stafin e akademisë që e kanë mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi.

 

Licencimi për Boeing 737 i hap atij dyert për fluturime komerciale ndërkombëtare, duke e pozicionuar si një shembull frymëzues për të rinjtë kosovarë që ëndërrojnë karrierën në aviacion, shkruan tutje albinfo.ch.

Kujtojmë se vetëm një vit më parë, Qerimi ishte një nga studentët e dalluar që përfaqësoi Kosovën në Olimpiadën “Genius” në Nju-Jork, ku fitoi vendin e dytë dhe u nderua me Medaljen e Argjendtë (Silver Medal). Ky sukses i dyfishtë dëshmon jo vetëm talentin dhe punën e tij të palodhur, por edhe mundësitë që kanë të rinjtë e vendit për të shënuar arritje ndërkombëtare./Periskopi/

Related

Previous Post

NASA dhe Google po krijojnë një asistent mjekësor me AI për astronautët në Mars

Next Post

Edi Rama: Policia përfaqësohet nga heronj si Agim Troci e Klajdi Mustaj

Next Post
Edi Rama: Policia përfaqësohet nga heronj si Agim Troci e Klajdi Mustaj

Edi Rama: Policia përfaqësohet nga heronj si Agim Troci e Klajdi Mustaj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.