Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vrasje dyfishtë në Gjilan – I dyshuari postonte foto me Kurtin e Osmanin

Valon Arifi by Valon Arifi
10/08/2025
in Lajme
0
Vrasje dyfishtë në Gjilan – I dyshuari  postonte foto me Kurtin e Osmanin
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tragjedi e rëndë tronditi sot Gjilanin, ku në një kafene në rrugën “Ibrahim Rugova” humbën jetën dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:32 dhe ka lënë edhe dy persona të plagosur.

Sipas informacioneve nga qendra.info, i dyshuari për këtë ngjarje është Mefail Shkodra, një person me të kaluar kriminale, i cili vitin e kaluar ishte arrestuar për fajde dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se njësitet relevante dhe Prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. “Në këtë rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe kanë marrë ndihmë në qendrën emergjente. I dyshuari, shtetas i Kosovës dhe i njohur për policinë, është në arrati,” tha Hashani.

Një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale tregon se Mefail Shkodra ka postuar foto me vetura luksoze dhe me figura politike si presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Related

Previous Post

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, policia shpall në kërkim Mefail Shkodrën

Next Post

Çitaku – Haxhiut për Labanin: Siguria kombëtare s’mbrohet me konferencë

Next Post
Çitaku – Haxhiut për Labanin: Siguria kombëtare s’mbrohet me konferencë

Çitaku – Haxhiut për Labanin: Siguria kombëtare s’mbrohet me konferencë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.