Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shefi i Pentagonit nxit reagime të forta: Grave t’u hiqet e drejta e votës

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka ndezur debat të ashpër në opinionin publik pas një postimi në rrjetet sociale, ku ndan një video ku pastorë të krishterë kërkojnë heqjen e të drejtës së votës për gratë.

Valon Arifi by Valon Arifi
11/08/2025
in Lajme
0
Shefi i Pentagonit nxit reagime të forta: Grave t’u hiqet e drejta e votës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas agjencisë Associated Press, postimi i Hegseth ka nxjerrë në pah lidhjet e tij të afërta me një lëvizje nacionaliste të krishterë që promovon qëndrime ekstreme rreth rolit të fesë dhe të grave në shoqëri.

Hegseth publikoi në platformën X një video gati shtatëminutëshe nga CNN, e cila heton aktivitetet e Doug Wilsonit, bashkëthemelues i Komunitetit të Kishave të Reformuara Ungjillore (CREC).

Në videon e publikuar, njëri prej pastorëve nga kisha e Wilsonit deklaron hapur se “grave duhet t’u hiqet e drejta e votës”, ndërsa një tjetër thekson: “në botën e tij ideale do të votonte i gjithë familja si një njësi e vetme”. Gjithashtu, një anëtare e komunitetit thotë se “i bindet plotësisht burrit të saj”.

Hegseth e shoqëroi videon me një koment të vetëm, por domethënës: “i gjithë Krishti për gjithë jetën”. Postimi i tij mori mbi 12 mijë pëlqime dhe 2000 shpërndarje, duke ndarë opinionin mes mbështetjes dhe kritikave të forta.

Doug Pagitt, pastor dhe drejtor ekzekutiv i organizatës progresive ungjillore “Vote Common Good”, reagoi ashpër duke thënë se këto ide përfaqësojnë “një grup të vogël të krishterësh” dhe i cilësoi “shumë shqetësuese” përfshirjen e Hegseth në përhapjen e tyre.

Ndërkohë, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi të premten se Hegseth është “anëtar krenar i një kishe” të lidhur me CREC-në dhe se “vlerëson shumë veprat dhe mësimet e zotit Wilson”.

Ky nuk është rasti i vetëm kur Hegseth ka përdorur pozicionin e tij për të promovuar agjendën fetare. Në muajin maj, ai kishte ftuar pastorin e tij personal, Brooks Potteiger, që të udhëhiqte një shërbesë lutjeje brenda Pentagonit gjatë orarit të punës, me ftesa që u dërguan në adresat zyrtare të punonjësve.

Vetë Wilson, në një deklaratë për CNN, ka përmbledhur qartë vizionin e kësaj lëvizjeje:
“Do të doja që kombi të ishte një komb i krishterë dhe që bota të ishte një botë e krishterë”.

Related

Previous Post

Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren

Next Post

Pas një kohe të gjatë, Arta Nitaj rikthehet me një ndryshim në pamje

Next Post
Pas një kohe të gjatë, Arta Nitaj rikthehet me një ndryshim në pamje

Pas një kohe të gjatë, Arta Nitaj rikthehet me një ndryshim në pamje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.