Opinionisti politik Xhevdet Pozhari ka publikuar një video ekskluzive ku pasqyron situatën aktuale në veri të Kosovës, duke e krahasuar me periudhat e kaluara.
Në pamjet e prezantuara, Pozhari paraqet ndryshimet që kanë ndodhur në zonë, duke u ndalur tek aspektet e sigurisë, prania e forcave të rendit dhe jeta e përditshme e qytetarëve. Ai thekson dallimet mes realitetit të dikurshëm dhe gjendjes së tanishme, duke hapur debat mbi zhvillimet politike dhe shoqërore në veri.
Videoja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, me shumë komente mbi ndryshimet e dukshme dhe sfidat që ende mbeten.