Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

A do të jetë Haxhiu kandidate në tri seancat e para të Kuvendit? – Flet deputeti i VV’së

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/08/2025
in Lajme
0
Gjykata Kushtetuese e urdhëron Vetëvendosjen: Albulena Haxhiu mund të jetë kandidate vetëm tre herë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Arbër Rexha ka bërë të ditur se kjo parti do të vazhdojë me Albulena Haxhiun si kandidate për kryeparlamentare edhe në tri seancat e radhës, pas aktgjykimit  përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive.

Ai ka thënë se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovës dhe se propozimi i saj është bërë bashkë me partnerët e tyre Guxo dhe Alternativa.

I pyetur në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 se cili do të jetë veprimi i tyre nëse Haxhiu nuk merr votat e mjaftueshme pas tri përpjekje ai ka thënë se për këtë do të vendoset në kryesi dhe Grupin Parlamentar.

“E kemi Albulena Haxhiun sepse bashkë me partnerët tanë e kemi vendosë, sepse është gruaja më e votuar në Kosovës dhe është e drejtë e jona propozimi. Konstituimi i Kuvendit do të ishte akt solem dhe këta po dëshirojnë që të mos ketë Qeveri Kurti, mirëpo po harrojnë, Qeveri Kurti do të ketë, sepse qytetarët po e dëshirojnë këtë. Ne do të shkojmë me znj. Haxhiu dhe pastaj do të mblidhemi si kryesi, si Grup Parlamentar ku do të diskutojmë për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Rexha

 

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që një kandidat për kryetar të Kuvendit  nuk mund të votohet mbi tri herë dhe se votimi duhet të bëhet në mënyrë të hapur.

Ende nuk dihet se kur të mbahet seanca e parë pas këtij aktgjykimi, pasi i njëjti ende nuk është publikuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk ka hyrë në fuqi.

Related

Previous Post

Monika reagon pas lajmeve për vdekjen e Aziz Salihut: Ju mbuloftë Zoti me turp

Next Post

Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në Mitrovicë, u gjetën në sistemet e ajrosjes

Next Post
Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në Mitrovicë, u gjetën në sistemet e ajrosjes

Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në Mitrovicë, u gjetën në sistemet e ajrosjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.