Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron si u liruan babë e birë të dyshuar për vrasjen e trefishtë dje në Gjilan

Valon Arifi by Valon Arifi
11/08/2025
in Lajme
0
70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron si u liruan babë e birë të dyshuar për vrasjen e trefishtë dje në Gjilan
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan, ishte liruar në tetorin e vitit të kaluar, pasi i njëjti ishte arrestuar në fund të muajit qershor 2024 për fajde, pas një aksioni të Policisë në Gjilan.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë sqarime për lirimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës, ku thuhet se kishin ofruar një parcelë në të cilën kishte dy objekte të ndërtuara dhe që plotësonin dorëzaninë e kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës në vlerë prej 70 mijë euro, 50 mijë për Mefail Shkodrën dhe 20 mijë për djalin e tij, Edonisin.

“Me datë 08.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka pranuar Propozimin për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., ( lidhur me të pandehurin M.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 50,000.00 € (pesëdhjetë mijë euro), ndërsa ndaj të pandehurit E.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 20,000.00 € (njëzetë mijë euro)”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, me datë 08.10.2024 përmes Aktvendimit ka aprovuar propozimin e PSRK-së për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh. dhe ka obliguar të pandehurit që të lënë në hipotekë njësinë kadastrale në të cilën parcelë janë të ndërtuara dy objekte me shumë totale prej 354.000 euro, e cila shumë siguron vlerën e shumës sa është propozuar vlera e masës së dorëzanisë prej 70.000.00 (shtatëdhjetë mijë euro) nga Prokuroria Speciale, për të pandehurit M.Sh. dhe E.Sh. “,thuhet mes tjerash në sqarimin e Gjykatës.

Gjykata ka bërë të ditur se s’ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria Speciale për këtë rast, i cili siç thonë po vazhdon të jetë në fazën e hetimeve paraprake.

Sqarimi i plotë:

Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special me datë 21.06.2024 ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale Detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Me datë 21.06.2024 Gjyqtari procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore dhe përmes aktvendimit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Fajdeja dhe Detyrimi.

Departamenti Special me datë 15.07.2024 ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Fajdeja, Detyrimi, si dhe veprat penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 të KPRK-së dhe veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1 i KPRK-së, ndërsa me datë 18.07.2024 Gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, për secilin, e cila masë iu është llogaritur nga data 21.07.2024 deri me datë 21.09.2024.

Me datë 12.09.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., ndërsa me datë 19.09.2024 Gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., iu vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj për secilin, e cila masë iu është llogaritur deri me datë 21.11.2024.

Me datë 08.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka pranuar Propozimin për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., ( lidhur me të pandehurin M.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 50,000.00 € (pesëdhjetë mijë euro), ndërsa ndaj të pandehurit E.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 20,000.00 € (njëzetë mijë euro).

Gjyqtari i procedurës paraprake, me datë 08.10.2024 përmes Aktvendimit ka aprovuar propozimin e PSRK-së për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh. dhe ka obliguar të pandehurit që të lënë në hipotekë njësinë kadastrale në të cilën parcelë janë të ndërtuara dy objekte me shumë totale prej 354.000 euro, e cila shumë siguron vlerën e shumës sa është propozuar vlera e masës së dorëzanisë prej 70.000.00 (shtatëdhjetë mijë euro) nga Prokuroria Speciale, për të pandehurit M.Sh. dhe E.Sh..

Për njoftimin tuaj, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special nuk ka pranuar Aktakuzë nga PSRK lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., andaj pasi kjo çështje penale gjendet në procedurë paraprake dhe gjendet në fazë të hetimeve, për më shumë mund ti drejtoheni PSRK-së./Periskopi/

Related

Previous Post

KKSH: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet publike në Luginë

Next Post

Gjyqtari i kushtetueses, Safet Hoxha dyshohet se është duke u shantazhuar me një diplomë false të lëshuar nga Universiteti i Kragujevcit në Serbi

Next Post
Gjyqtari i kushtetueses, Safet Hoxha dyshohet se është duke u shantazhuar me një diplomë false të lëshuar nga Universiteti i Kragujevcit në Serbi

Gjyqtari i kushtetueses, Safet Hoxha dyshohet se është duke u shantazhuar me një diplomë false të lëshuar nga Universiteti i Kragujevcit në Serbi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.