Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjyqtari i kushtetueses, Safet Hoxha dyshohet se është duke u shantazhuar me një diplomë false të lëshuar nga Universiteti i Kragujevcit në Serbi

Valon Arifi by Valon Arifi
11/08/2025
in Lajme
0
Gjyqtari i kushtetueses, Safet Hoxha dyshohet se është duke u shantazhuar me një diplomë false të lëshuar nga Universiteti i Kragujevcit në Serbi
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

>Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 8 gusht publikoi vendimin e saj lidhur me krizën institucionale në Kuvendin e Kosovës, duke vendosur që zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur.

Ky vendim kundërthënës i Gjykatës Kushtetuese shkaktoi përplasje te ashpra në mes pozitës dhe opozitës. Partitë Opozitare e përshëndetën vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke quajtur si fitore të demokracisë ndërkohë deputetw e ministra nga Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtuan duke thënë se ky vendim në vetvete është kundërthënës pasi që gjykata ka shkruar norma të reja kushtetuese duke qenë se në vendimet e saja të mëparshme e njëjta gjykatë kishte paraparë edhe votimin e fshehtë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën akuza ndaj gjyqtarëve të kushtetueses duke thënë se shumica prej tyre janë zgjedhur në kohën e qeverisjeve të kaluara dhe po ju shërbejnë atyre.

Në fakt disa gjyqtar të kushtetueses padyshim se janë të lidhur me partitë e opozitës pasi që ata kishin pasur edhe pozita të ndryshme në institucione shtetërore të lidhura direkt me politikën para se të bëheshin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Safet Hoxha i cili është emëruar gjyqtar në Gjykaten Kushtetuese në vitin 2018, para se të dekretohej në këtë pozitë nga ish presidenti Hashim Thaçi kishte qenë asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Suharekës.

Megjithë kundërshtimin e shoqërisë civile dhe opinionit në atë kohë për mos dekretim për shkak të politizimit të Gjykatës Kushtetuese, ish-presidenti Thaçi kishte vendosur që ta dërgonte Hoxhen si gjyqtar duke i bërë kapje flagrante nga politika institucionit më të rëndësishëm gjyqësor në vend. Hoxha kishte kandiduar edhe në zgjedhjet e përgjithshme për Këshill Drejtues të PDK-së në vitin 2013.

Lexo më shumë “I keni duart me gjak” – qytetarët shprehin revoltën ndaj Gjykatës së Gjilanit pas vrasjes së trefishtë
Momenti i dekretimit të gjyqtarit Safet Hoxha nga ana e ish-presidentit Hashim Thaçi, kur po në këtë ditë ishte dekretuar edhe gjyqtari serb, Radomir Llaban i propozuar nga Lista Serbe.

Me mbështetjen e fuqishme të PDK-së, në kohën sa ishte rektor i Universitetit të Prizrenit Ramë Vata (ish deputet i PDK-së), Safet Hoxha u angazhua si ligjërues në këtë universitet duke dhënë mësim si doktor shkence.

Po ashtu që nga viti 2010 e deri në vitin 2018 kur u emëruar gjyqtar në kushtetuese Hoxha kishte qëndruar për shumë vite në krye të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Por a janë duke u shantazhuar apo kontrolluar nga dikush disa nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese e në këtë rast edhe gjyqtari Safet Hoxha?

KosovaNews ka siguruar një diplomë të doktoratës e cila pretendohet të jetë e gjyqtarit Safet Hoxha ku sipas burimeve tona ai për një kohë të gjatë është shantazhuar pikërisht me këtë diplomë.

Në fakt kjo diplomë është tërësisht e falsifikuar dhe ajo që është më skandaloze është se kjo diplomë e doktoratës është lëshuar në Kragujevc të Serbisë.

Në fillim të vitit 2020 në Serbi kishte plasur një skandal i madh me diploma false të lëshuar nga Universiteti i Kragujevcit. Ndërkohë në në gusht të vitit 2022 ishte arrestuar rektori i Universitetit të Kragujevcit Nebojsha Arsenijeviq nën dyshimin se ai në cilësinë e rektorit kishte lëshuar me qindra diploma false në këmbim të parave.

Sipas mediave serbe në atë kohë rektori Arsenijeviç kishte lëshuar diploma kryesisht për shtetasit e huaj si kroatë, maqedonas por edhe shqiptarë.

Related

Previous Post

70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron si u liruan babë e birë të dyshuar për vrasjen e trefishtë dje në Gjilan

Next Post

Rritet në 238 numri i gazetarëve palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Next Post
Rritet në 238 numri i gazetarëve palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Rritet në 238 numri i gazetarëve palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.