Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ekskluzive: Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Valon Arifi by Valon Arifi
12/08/2025
in Lajme
0
Ekskluzive: Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Paparaci ka mësuar se i arrestuari ka lidhje familjare me tashmë të ndjerin.

Lajmin për arrestimin e tij për Paparacin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.

Trupi i 45-vjeçarit u gjet i groposur disa metra nën sipërfaqe dhe i mbuluar me disa dërrasa.

Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

“Kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje”, deklaroi një familjar i viktimës.

Enver Bajraktari fillimisht u raportua i zhdukur nga familjarët e tij, ku pas një dite, më 4 gusht u gjet i vdekur.

Kjo bëri që Policia të nis menjëherë hetimet për qartësimin e rrethanave që çuan në vdekjen e tij.

Më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se ka bërë identifikimin e plotë të trupit, dhe bëhej fjalë pikërisht për Bajraktarin.

Ai u varros më 6 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit.

Related

Previous Post

I nxitën qentë në përleshje, më pas u fjalosën: Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen me thikë

Next Post

Dihet identiteti i të arrestuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit

Next Post
Dihet identiteti i të arrestuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit

Dihet identiteti i të arrestuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.