S’ka as anulim, as pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i hedhur në mënyrë të detyrueshme në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike plot 1 mijë e 300 bizneset prodhuese të vendit.
Ndonëse në tërësi u shpall e paligjshme në Shkallën e Parë, Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale u vendos në anën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të ashtuquajturin “Treg të Lirë” të energjisë elektrike për 1 mijë e 300 bizneset prodhuese vendore.
Shkalla e Dytë vendosi në favor të ankesës së ZRRE-së për të anuluar vendimin e Shkallës së Parë e cila gjeti se ZRRE në mënyrë të kundërligjshme i ka vendosur thjesht-ashtu 1 mijë e 300 biznese para një (f)akti të kryer të heqjes së tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike: i.e në çmime katër-pesë më të shtrenjta pa u plotësuar as kushtet e krijimit të një tregu të lirë.
“Aprovohet si e bazuar ankesa e të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me seli në Prishtinë. NDRYSHOHET pika IV e Aktgjykimit K.A.nr.301/25 e datës 29.07.2025 e Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative, ashtu që vendoset si në vijim: Refuozhet si e pabazuar kërkesa e paditësit … me seli në Prishtinë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit Nr.272/23 të datës 05.04.2025 dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRRE”.
Ky vendim është marrë më 07.08.2025 – kur raportohej për presion të jashtëzakonshëm në Gjykatën Komerciale, Dhomat e Shkallës së Dytë, për të vendosur në favor të ZRRE-së.
Gjykata Komerciale, Shkalla e Parë, kishte vendosur të anulonte NË TËRËSI njoftim/vendimin e ZRRE-së për t’i vendosur dhunshëm në të ashtuquajturin treg të lirë bizneset prodhuese, ndërsa kishte pezulluar ekzekutimit e atij vendimi – i.e, zbatimin e të ashtuquajturit “treg të lirë” të energjisë – deri kur Gjykata të merr vendim të formës së prerë/.
“Anulohet në tërësi njoftimi i datës 12.03.2025 i të paditurës ZRRE, si i kundërligjshëm”.
“Aprovohet pjesërisht si i bazuar propozimiti i paditësit **** për caktimin e masës së sigurisë dhe PEZULLOHET ekzekutimi i pikës IV i vendimit Nr.275/24 të datës 05.04.2024 dhe në tërësi Njoftimi i datës 12.03,2025, të nxjerra nga ZRRE, derisa ky aktgjykim të marrë formën e prerë”.