Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rufki Suma zyrtarizon kandidimin për kryetar të Hanit të Elezit si kandidat i pavarur

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/08/2025
in Lajme
0
Rufki Suma zyrtarizon kandidimin për kryetar të Hanit të Elezit si kandidat i pavarur
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mbledhjes së mbi 1,200 nënshkrimeve nga qytetarët dhe çertifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka zyrtarizuar kandidimin e tij për të parin e komunës në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti.

Duke garuar nën moton “Gjithnjë në shërbim të popullit”, Suma ka kujtuar se gjatë mandateve të kaluara, së bashku me qytetarët dhe me mbështetjen e donatorëve vendorë e ndërkombëtarë, janë realizuar shumë projekte në interes të komunës. Ai ka premtuar se edhe në të ardhmen, me ndihmën e Zotit dhe të njëjtëve partnerë, do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e Hanit të Elezit, duke përcaktuar prioritetet përmes debateve publike me qytetarët.

Suma u ka bërë thirrje banorëve të komunës që të respektojnë njëri-tjetrin gjatë fushatës, duke mos ofenduar apo etiketuar asnjë kandidat për kryetar apo për këshilltarë të kuvendit komunal. Ai ka theksuar se vota duhet të jetë e lirë dhe e pandikuar:

“Votoni ata që ju mendoni se është më i miri dhe punon për interesin e komunës suaj”, ka deklaruar Suma.

Zgjedhjet për kryetar të komunës së Hanit të Elezit do të zhvillohen më 12 tetor, ndërsa Rufki Suma hyn në garë si kandidat i pavarur me mbështetjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Poatimi i plotë:

Rufki Suma – Të nderuar qytetarë të Hanit të Elezit, pas… | Facebook

Related

Previous Post

Sami Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku bëhen bashkë për zgjedhjet në Skenderaj

Next Post

Policia e shpall në kërkim Xhemail Nuhiun për vrasjen në Hajvali

Next Post
Policia e shpall në kërkim Xhemail Nuhiun për vrasjen në Hajvali

Policia e shpall në kërkim Xhemail Nuhiun për vrasjen në Hajvali

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.