Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AGK për raportin e DASh-it: Gazetarët në Kosovë u ballafaquan me presion dhe sulme denigruese

Enesa Veseli by Enesa Veseli
13/08/2025
in Lajme
0
AGK për raportin e DASh-it: Gazetarët në Kosovë u ballafaquan me presion dhe sulme denigruese
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024.

Në reagimin e AGK-së, specifikohen gjetjet e raportit për punën e mediave, ku janë theksuar presionet dhe sulmet denigruese. Madje në raport përmendet edhe kryeministri si njëri nga ata që nxiti gjuhën denigruese ndaj gazetarëve.

 

 

E plotë:

Raporti i DASh-it: Gazetarët në Kosovë u ballafaquan me presion dhe sulme denigruese

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024 për Kosovën. Në pjesën për lirinë e medias dhe të shprehjes, raporti evidenton gjetjet e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), lidhur me vështirësitë në marrjen e informacionit nga institucionet publike, si dhe presionet ndaj gazetarëve dhe mediave, nëpërmjet sulmeve nga ana e Qeverisë së Kosovës.

 

“ Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë cak i fushatave denigruese online kur i ka mbrojtur gazetarët dhe mediat. AGK-ja raportoi se zyrtarë qeveritarë, duke përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet, u angazhuan në fushata denigruese për të minuar besimin e publikut në media. AGK-ja raporti se janë përdorur fotografi të bëra me fotoshop në kërcënimet ndaj gazetarëve dhe për të shpërndarë dezinformata për t’i diskredituar mediat”, thuhet në raport.

Raporti përmend se disa zyrtarë qeveritarë, parti politike, biznese të lidhura me institucionet publike, grupe fetare dhe individë të pakënaqur kanë ushtruar presion ndaj pronarëve të mediave, redaktorëve dhe gazetarëve për të mos publikuar materiale të caktuara.

Në raport flitet edhe për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, i miratuar më 11 korrik 2024, për të cilin AGK-ja, Ombudspersoni dhe organizatat e shoqërisë civile kanë shprehur shqetësime për ndikimin në pavarësinë e këtij institucioni. Ligji ishte në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese në kohën e përpilimit të raporti. Ai u shpall antikushtetues në mesin e vitit 2025.

Related

Previous Post

Zbardhen detaje të reja për vrasjen në Lipan, nuk e kreu vetëm një person

Next Post

Zjarri në Gramsh, shkrumboi 3 fshatra, banori: Jemi në qiell të hapur

Next Post
Zjarri në Gramsh, shkrumboi 3 fshatra, banori: Jemi në qiell të hapur

Zjarri në Gramsh, shkrumboi 3 fshatra, banori: Jemi në qiell të hapur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.