Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ekonomia

QKUK ia dha tenderin e sigurimit kompanisë “S.I.G.” me vlerë mbi 1.1 milion euro për 6 muaj

Enesa Veseli by Enesa Veseli
13/08/2025
in Ekonomia, Shëndeti
0
QKUK ia dha tenderin e sigurimit kompanisë “S.I.G.” me vlerë mbi 1.1 milion euro për 6 muaj
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpërblyer kompaninë “S.I.G.” me tenderin e sigurimit me vlerë mbi 1.1 milionë Euro për 6 muaj.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpërblyer kompaninë “S.I.G.” me tenderin për sigurimin fizik të klinikave. Tenderi kap shumën prej 1,138,507 Euro me kohëzgjatje për 6 muaj.

Kjo kontratë është nënshkruar nga Zyrtari përgjegjës i prokurimit të QKUK-së Zenel Kuqi, ud.drejtori i QKUK-së Mentor Zejnullahu dhe drejtori i operatorit ekonomik Ferid Berisha.

Kontrata është nënshkruar pas procesit të tenderimit me procedurë emergjente.

QKUK për disa ditë radhazi mbeti pa sigurim fizik meqë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ia anuloi një kontratë paraprake. Edhe kjo kontratë kishte qenë me procedurë emergjente.

Më pas punëtorët e sigurimit refuzuan të punonin dhe hyn në grevë duke kërkuar rikthimin në punë përmes kompanisë së sigurimit.

Shumë shkurt para se të nënshkruhej kjo kontratë, ish-ud.drejtori Osman Hajdari u lirua nga pozita e tij. Në vend të tij drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi, e emëroi Mentor Zejnullahun i cili e qiti firmën e tij në kontratën e sigurimit.

Related

Previous Post

Shëndeti mendor kërkon fokus në stilin e jetesës, paralajmëron raporti i Lancet

Next Post

121 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Next Post
121 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

121 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.