Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Shteti e kërkon ish-gruan e Feros me urdhërarrest ndërkombëtar

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

14/08/2025
in Lifestyle
Reading Time: 4 mins read
Shteti e kërkon ish-gruan e Feros me urdhërarrest ndërkombëtar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan.

“Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme komfor kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli”, ka thënë për Klan Kosovën, Sabit Shkodra, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e shkallës së parë në Gjilan.

Në mes të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë një aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Ismailit, pasi që, sipas tyre, ekziston dyshimi i bazuar se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për të takuar vajzën me babanë biologjik, Feronit Shabani, duke kryer kështu veprën penale Mospërfillje e gjykatës.

Nga 19 marsi i këtij viti, “Arbenita Shabani lsmajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre N.Sh., ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk ia ka mundësuar kontaktimin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në këtë aktvendim të cilin e ka siguruar Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale Mospërfillje e gjykatës, i cili dyshim mbështetet në provat materiale si, deklarata në polici e të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit Feronit Shabani, njoftimi nga QP5 në Gjilan, me datë 16.04.202S, autorizimi i noterizuar për dhënien e pëlqimit, numër LRP.nr.472/2025, i datës 21.01.2025, revokimi i autorizimit të noterizuar, me numër LRP.nr.174/2025, i datës 19.03.2025, procesverbal mbi shqyrtimin kryesor, i datës 12.06.2024, në Gjykatën Themelore në Gjilan, Aktgjykimi C.nr.1048/2023, i datës 20.12.2023, i Gjykatës Themelore në Gjilan, Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit CA.nr.891/2024, i datës 24.04.2024, komunikimet elektronike në mes të policisë dhe njësisë së ILEC, të cilat prova paraqesin bazë të mjaftueshme për fillimin e hetimeve, duke përmbushur stadin mbi dyshimin e arsyeshëm, se e Arbenita Ismaili ka kryer veprën penale në fjalë.

Organi i akuzës në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Ismailit, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në po këtë qytet më 10 korrik të këtij viti për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

Sipas prokurores Rabije Sadiku, ekziston dyshimi i bazuar se “nga muaji shtator i vitit 2024 në vazhdimësi, e pandehura me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, e merr, mban ose rrëmben, nga prindi fëmijën — vajzën N.Sh., në atë mënyrë që përkundër që me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan Divizioni Civil, të dëmtuarit — babait Feronit Shabani, i është besuar ushtrimi i të drejtës prindërore, e pandehura ka marrë vajzën është larguar nga Kosova, me qëllim të shkuarjes, në vendet e ndryshme të Evropës dhe Lindjes së afërt, kështu duke ja ndërprerë dhe duke ia pamundësuar kundërligjshëm të dëmtuarit babait të kujdeset për vajzën, ashtu që i dëmtuari nuk ka mundësi të ushtroj të drejtën prindërore e cila i është besuar nga gjykata, me c’rast e pandehura me veprimet e saj ka penguar ekzekutimin e vendimit të detyrueshëm të organit Kompetent mbi besimin e fëmijës në përkujdesje, ruajtje, zhvillim dhe edukim, veprime këto në kundërshtim me ligjin mbi familjen, në kundërshtim me vendimin e gjykatës të vitit 2024, e po ashtu edhe në kundërshtim me revokimin e autorizimit të datës, 22 korrik 2024”.

Në këtë aktakuzë, Arbenita Ismajli është e ngarkuar edhe me veprën penale Mospërfillje e gjykatës, pasi që “më datë 02, 16 dhe 28 Gusht 2024, në Gjilan, në Qendrën për Punë Sociale, e pandehura, me dashje dhe me qëllim ha shkelur pajtimin gjyqësor në atë mënyrë që të dëmtuarit — babait Feronit Shabanit, përkundër se janë marrë vësh që i dëmtuari të ketë kontakt me fëmijën e përbashkët N.Sh. dhe atë dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë, ditën e premte nga ora 15:00 e deri ditën e hënë në ora 10:00, e gjithë kjo të bëhet përmes QPS në Gjilan, e po ashtu e mitura të kontaktoj me babën edhe gjatë festave shtetërore, zyrtare, fetare, pushimeve veriore dhe dimërore, ditëlindjeve dhe koha e kontaktit të jetë e barabartë, e pandehura ka treguar mosgatishmëri që t’i bindet vendimit në pajtimin gjyqësor të lëshuar nga Gjykatës Themelore në Gjilan-Divizioni Civil”.

Arbenita Ismajli e ka fituar të drejtën e kujdestarisë për vajzën në vitin 2024.

Po kjo prokurori, në qytetin e Gjilanit ka aktakuzë ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Sipas aktakuzës, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024./Periskopi

Related

Previous Post

Novi Sad: U shkatërrohen veturat mbështetësve të Vuçiqit

Next Post

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

Next Post
Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Google shtyn më tej AI-në në ofertat e fluturimeve ndërsa rritet vëmendja antitrust dhe konkurrenca

Google shtyn më tej AI-në në ofertat e fluturimeve ndërsa rritet vëmendja antitrust dhe konkurrenca

14/08/2025
iPhone 17, “iPhone-i më i hollë ndonjëherë” dhe gjithçka tjetër që presim nga eventi i pajisjeve të Apple

iPhone 17, “iPhone-i më i hollë ndonjëherë” dhe gjithçka tjetër që presim nga eventi i pajisjeve të Apple

14/08/2025
Tri vajza shpëtojnë mrekullisht pas përplasjes së një gome kamioni në një supermarket në Prishtinë

Tri vajza shpëtojnë mrekullisht pas përplasjes së një gome kamioni në një supermarket në Prishtinë

14/08/2025
Raporti sekret i CIA-s (1951): Sazani dhe Vlora, baza të mundshme për flotën sovjetike

Raporti sekret i CIA-s (1951): Sazani dhe Vlora, baza të mundshme për flotën sovjetike

14/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Google shtyn më tej AI-në në ofertat e fluturimeve ndërsa rritet vëmendja antitrust dhe konkurrenca

Google shtyn më tej AI-në në ofertat e fluturimeve ndërsa rritet vëmendja antitrust dhe konkurrenca

14/08/2025
iPhone 17, “iPhone-i më i hollë ndonjëherë” dhe gjithçka tjetër që presim nga eventi i pajisjeve të Apple

iPhone 17, “iPhone-i më i hollë ndonjëherë” dhe gjithçka tjetër që presim nga eventi i pajisjeve të Apple

14/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info