Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Vëllai i fuqishëm i Vuçiqit në terren: Andrej udhëheq ‘djemt besnikë’ kundër protestuesve

15/08/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Vëllai i fuqishëm i Vuçiqit në terren: Andrej udhëheq ‘djemt besnikë’ kundër protestuesve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Andrej Vuçiq, anëtar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe vëllai i presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili nuk pëlqen të ekspozohet publikisht dhe, siç thotë vetë, “në jetën e tij nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media”, mbrëmë është parë në kampin me çadra në Parkun Pionir, të ashtuquajturin “Çacilend”, një prej vendeve më të ekspozuara mediatikisht në Serbi.

Ai udhëhiqte një “grup djemsh” dhe u thërriste kundërshtarëve politikë se janë “ustashë”.

Në këtë mënyrë i dha mbështetje vëllait të madh, themeluesit të SNS dhe presidentit të Serbisë, i cili atë mbrëmje vizitoi “Çacilendin” i dukshëm i zemëruar, sepse, siç tha, anëtarët e partisë së tij kishin shkuar “në plazhe me gurë ose rërë” në vend se të “mbronin njerëzit e tyre” – pra, nga qytetarët e Serbisë që po protestonin. “Për këtë arsye, duhej t’ia dërgonte Andrejin në Çacilend”, shkruajnë disa media të pakontrolluara.

“Vëllai më i rëndësishëm në Serbi” ishte ekspozuar mediatikisht edhe në qershor të këtij viti, kur dha dëshmi në Gjykatën Themelore të Podgoricës, pas padisë së tij kundër gazetës “Vijesti” për publikimin e komunikimeve nga aplikacioni Sky të kriminelëve malazezë, ku pretendohej se ai dhe Zvonko Veselinoviq “mbajnë të gjitha fijet në dorë” dhe kishin festuar “miljardën e parë të fituar në euro”.

Ai mohoi çdo lidhje me Veselinoviqin, tha se nuk njeh Veljko Belivukun, se nuk komunikon me kriminelë dhe nuk ka asnjë biznes apo kompani. Sipas tij, ai është vetëm një shënjestër për të dëmtuar imazhin e vëllait të tij, presidentit.

Megjithatë, emrin e tij ndër vite nuk e ka mbrojtur vetëm vetë, por edhe presidenti dhe organet shtetërore të Serbisë. Të gjitha aferat ku ai është përmendur – si plantacioni gjigand i marihuanës “Jovanjica”, i ashtuquajturi tentim-atentat ndaj Vuçiqit në Jajinca, apo kompania fantome dhe e kontestuar “Asomakum” – kanë përfunduar në favor të tij.

Sa efektive ka qenë kjo mbrojtje nga lart mund ta dëshmojnë edhe xhandarët që u pushuan nga puna ose u dënuan, pasi e kishin penguar fizikisht të kalonte kordonin e policisë gjatë Paradës së Krenarisë në vitin 2014.

Pretendimet se Andrej Vuçiq ka ndikim të madh në projekte korruptive dhe fitimprurëse në fushat e infrastrukturës, energjisë, telekomunikacionit apo punësimit në vend, kanë mbetur në nivel spekulimesh. Po ashtu, edhe akuzat se ai është “truri i prapaskenës” në drejtimin e SNS-it, sidomos në Vojvodinë dhe veçanërisht në kohë zgjedhjesh. Ai vetë, para gjykatës në Podgoricë, u shpreh me modesti: “Unë jam vetëm një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të SNS-it, që ka shumë anëtarë”.

Presidenti Aleksandar Vuçiq, në dhjetor të vitit të kaluar, në kulmin e protestave kundër korrupsionit, deklaroi se brenda SNS ekzistojnë “lojalisët ekstremisht pro-rusë”, prej të cilëve “17 mijë anëtarë kanë dhënë betimin me gjak” për të mbrojtur regjimin e tij dhe për t’u përballur me “revolucionin me ngjyra” në Serbi. Mes këtyre lojalistëve, tha ai, është edhe vëllai i tij.

Andrej Vuçiq ka lindur në vitin 1972 në Beograd, ka mbaruar Fakultetin Ekonomik dhe punon në Bankën Kombëtare të Serbisë prej 28 vitesh. Ka qenë basketbollist, tifoz dhe funksionar i klubit KK Crvena Zvezda.

Sipas portalit “KRIK”, ai është pronar i një apartamenti katër dhomësh me sipërfaqe 108 metra katrorë. Është baba i dy fëmijëve. Në Podgoricë ka deklaruar se është familjar, se urren ata që vrasin kafshët dhe se respekton lirinë e medias.

Related

Previous Post

Vuçiqi shpërthen në dhunë ndaj protestuesve – fundi po i afrohet

Next Post

Dinamo bën mrekullinë, mund gjigantët e Hajduk Split dhe kualifikohet në play off-et e Conference League

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

“Më duhet me shku në Viti”, Kurti serish u shmanget pyetjeve reth zhvillimeve politike

“Më duhet me shku në Viti”, Kurti serish u shmanget pyetjeve reth zhvillimeve politike

15/08/2025
Drejtori i RTK`së kërkon kredi nga Qeveria për tejkalimin e situatës financiare

Drejtori i RTK`së kërkon kredi nga Qeveria për tejkalimin e situatës financiare

15/08/2025
Cilat janë nivelet e rrezeve UV dhe si mund ta mbroni veten?

Cilat janë nivelet e rrezeve UV dhe si mund ta mbroni veten?

15/08/2025
Studim: Përdorimi i ventilatorëve mund të shkaktojë atak kardiak

Studim: Përdorimi i ventilatorëve mund të shkaktojë atak kardiak

15/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

“Më duhet me shku në Viti”, Kurti serish u shmanget pyetjeve reth zhvillimeve politike

“Më duhet me shku në Viti”, Kurti serish u shmanget pyetjeve reth zhvillimeve politike

15/08/2025
Drejtori i RTK`së kërkon kredi nga Qeveria për tejkalimin e situatës financiare

Drejtori i RTK`së kërkon kredi nga Qeveria për tejkalimin e situatës financiare

15/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info