Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Autoritetet turke arrestojnë kryetarin e një bashkie të Stambollit dhe 40 zyrtarë të tjerë

Valon Arifi by Valon Arifi
15/08/2025
in Lajme
0
Autoritetet turke arrestojnë kryetarin e një bashkie të Stambollit dhe 40 zyrtarë të tjerë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet turke i kanë arrestuar të premten kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër opozitës në vend.

Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në Stamboll, u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Sipas gazetës Birgun dhe mediave të tjera turke, ndër të arrestuarit janë edhe truproja i Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë.

Komuna e Beyoglut drejtohet nga partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP). Bashkitë nën kontrollin e CHP-së janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, duke filluar me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në muajin mars, raporton REL, transmeton Periskopi .

Imamoglu, një figurë e njohur opozitare, shihet gjerësisht si sfiduesi kryesor ndaj sundimit dydekadësh të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe është kandidati i CHP-së për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Kritikët thonë se veprimet ligjore janë të motivuara politikisht dhe synojnë të minojnë ndikimin gjithnjë në rritje të CHP-së.

Qeveria e Erdoganit këmbëngul se gjykatat funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

Stambolli dhe disa qytete të tjera të mëdha kaluan nën drejtimin e CHP-së në vitin 2019, pasi opozita e zgjeroi më tej kontrollin e saj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Arrestimi i Imamoglut çoi në protestat më të mëdha në Turqi për më shumë se një dekadë./Periskopi

Related

Previous Post

Policia e Kosovës godet krimin: Arrestime për tentativë vrasjeje, grabitje dhe të shtëna me armë në aheng

Next Post

Kancelari gjerman ka një mesazh për Putinin para takimit me Trumpin

Next Post
Kancelari gjerman ka një mesazh për Putinin para takimit me Trumpin

Kancelari gjerman ka një mesazh për Putinin para takimit me Trumpin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.