Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Isah Mustafa kandidat i PDK-së për asambleist në Prishtinë

Valon Arifi by Valon Arifi
15/08/2025
in Lajme
0
Isah Mustafa kandidat i PDK-së për asambleist në Prishtinë
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Muzikanti dhe aktivisti kulturor Isah Mustafa do të garojë për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kandidatura e tij u prezantua nga Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për kryetar të kryeqytetit, gjatë publikimit të listës së kandidatëve.

Mustafa është bashkëthemelues i hapësirës kulturore “Stereospace” dhe ka realizuar projekte të shumta për gjallërimin e komunitetit, përfshirë rivitalizimin e Shtëpisë së Kulturës në Llukar, të kthyer nga një ndërtesë e rrënuar në një hapësirë aktive për banorët. Ai ka qenë i angazhuar edhe në programe edukative për fëmijë dhe të rinj.

Përveç punës në komunitet, Mustafa është anëtar i grupit të muzikës alternative “Gillespie”, një band underground rock’n’roll e themeluar në vitin 2005, me ndikim të rëndësishëm në skenën muzikore vendore.

Kjo garë lokale në Prishtinë po karakterizohet nga pjesëmarrja e shumë figurave nga arti dhe kultura, përfshirë edhe aktoret Driada Matoshi dhe Vlora Merovci nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

https://www.facebook.com/share/v/1F1EfypVdT/

Related

Previous Post

I preu hundën statujës së Zlatan Ibrahimoviçit, tifozi flet për herë të parë: Doja ta rrëzoja…

Next Post

Prizren – Pesë lëmosh-kërkues largohen nga rruga; në Suharekë arrestohet një person i dënuar me burg

Next Post
Humb jetën një person në aksident trafiku në rrugën Komoran – Carralevë

Prizren – Pesë lëmosh-kërkues largohen nga rruga; në Suharekë arrestohet një person i dënuar me burg

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.