Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Malishevë e ka humbur jetën një gruar si pasojë e një aksidentit në trafik.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Sipas policisë, nga ky aksident kanë marrë lëndime edhe disa persona.
“Rr. Adem Jashari, Malishevë 15.08.2025 – 13:39. Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. Nga lëndimet e marruar njëra nga viktimat femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, është thënë në raportin policor.