Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS nis shkyçjen e bizneve

Valon Arifi by Valon Arifi
16/08/2025
in Lajme
0
KEDS nis shkyçjen e bizneve
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur shkyçja masive e bizneseve që tashmë s’kanë dalë në treg të lirë, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRrE), shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur KEDS, ku theksuan se sot ka nisur shkyçja e 450 bizneseve, ndërsa tha se janë identifikuar mbi 1400 njehsorë elektrikë.

“Siç kemi informuar para pak ditësh se në respektim të njoftimit-vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji të datës 13 gusht 2025, KEDS-i ligjërisht nuk do të mundë të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për ato kompani që nuk kanë arritur akoma marrëveshje me ndonjërin prej Furnizuesve të licencuar nga ZRRE-ja. Mbi bazën e kësaj dhe në respektim të Legjislacionit në fuqi, ju njoftojmë se sot kemi filluar shkyçjen e rreth 450 bizneseve, të cilat nuk u janë përfillur thirrjeve të vazhdueshme për lidhjen e marrëveshjes me një Furnizues, pavarësisht se i plotësonin kushtet për dalje në treg të hapur të energjisë elektrike”, tha KEDS në njoftim.

Tutje KEDS njoftuan se për këtë, KEDS tha se ka mobilizuar ekipet gjithandej Kosovës.

“Po ashtu, ju njoftojmë se në emër të këtyre bizneseve janë identifikuar mbi 1400 njehsorë elektrikë, prej të cilëve mbi 600 janë njehsorë smart që do të shkyçen nga distanca, ndërkaq pjesa tjetër do të shkyçen fizikisht te këto kompani, për çka KEDS-i ka mobilizuar ekipe në terren gjithandej në Kosovë. KEDS vazhdon të inkurajojë këta konsumatorë që sa më parë të lidhin marrëveshje me një Furnizues të licencuar nga ZRRE, lista e të cilëve gjendet në ueb faqen e ZRRE-së, për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike”.

Kjo lëvizje erdhi pasi ZRRE-ja tha se e ka marrë vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, e cila e pranoi ankesën e rregullatorit ndaj padisë për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike./gazetametro.net

Related

Previous Post

Aksident i rëndë trafiku në Malishevë, humbë jetën një grua dhe disa të tjerë lëndohen

Next Post

Bild: Serbia po zhytet në kaos

Next Post
Bild: Serbia po zhytet në kaos

Bild: Serbia po zhytet në kaos

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.