Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqiptarët “lamtumirë” Britanisë: Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Enesa Veseli by Enesa Veseli
17/08/2025
in Lajme
0
Shqiptarët “lamtumirë” Britanisë: Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan në 2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vitit 1998, Britania e Madhe është kthyer në destinacionin kryesor të shqiptarëve që kërkonin emigrim, duke u konsideruar si një “Eldorado” për një jetë më të mirë.

Sot, jozyrtarisht, raportohet se në vendin ishull jetojnë mbi 200 mijë shqiptarë, shumica prej tyre nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut, përcjell

Megjithatë, vendimi i qeverisë britanike në vitin 2023 për të shpallur Shqipërinë vend të sigurt, ka prodhuar efekte të forta dekurajuese në emigracionin e shqiptarëve drejt këtij vendi.

Rënie drastike e azilkërkimeve

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office), gjatë vitit 2024 kanë aplikuar për azil 3,698 shqiptarë.

Krahasuar me vitin 2022, kur u shënua kulmi me 17,340 aplikime, bëhet fjalë për një rënie drastike.

Nga këto aplikime, vetëm 3% kanë qenë të suksesshme:

100 kërkesa u pranuan

2,112 u refuzuan

3,478 janë ende në pritje

Rritje e vizave turistike

Në kontrast me azilkërkimin, shifrat e vizave turistike për shqiptarët tregojnë një trend më pozitiv. Vetëm gjatë vitit 2024, shtetasit shqiptarë kanë bërë 28,554 aplikime për vizë, nga të cilat:

20,192 u aprovuan (68%)

 

 

9,271 u refuzuan

Shqiptarët, kombësia e parë e huaj në burgjet britanike

Të dhëna të tjera të Ministrisë së Drejtësisë britanike tregojnë se shqiptarët mbeten nacionaliteti i huaj me numrin më të madh të të burgosurve në Angli dhe Uells.

Aktualisht, 1,193 shqiptarë po vuajnë dënime në burgjet britanike.

Ky trend ka pësuar rritje vit pas viti:

Në vitin 2015, shqiptarët renditeshin në vendin e gjashtë.

Në vitin 2016, në vendin e pestë.

Në 2017, në vendin e tretë.

Në 2018, në vendin e dytë.

Që nga viti 2019, mbajnë vendin e parë.

Aktualisht, 20 shqiptarë vuajnë dënime për vrasje në burgjet angleze. Mes tyre është Koci Selamaj nga Elbasani, i dënuar me 36 vite burg, konsideruar si dënimi më i gjatë i dhënë ndonjëherë një shqiptari në Angli.

Po ashtu, Eugert Merizaj nga Mallakstra, i dënuar me 32 vite burg, ka deklaruar publikisht përmes TikTok se ka kërkuar transferimin e tij në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit.

Rasti më i fundit është ai i Sabajet Shutit, anëtar i grupit Hellbanianz nga Kruma, i dënuar pak javë më parë me 27 vite burgpër vrasje, raporton tch.

Related

Previous Post

204 CM FUQI NË ZONËN E MBROJTJES SË AMATORËVE: JA KU ËSHTË MAL TUSUNI

Next Post

Aksident në rrugën Dragash – Prizren, dy të lënduar

Next Post
Aksident në rrugën Dragash – Prizren, dy të lënduar

Aksident në rrugën Dragash – Prizren, dy të lënduar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.