Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Tymi i zjarreve pyjore mund të jetë 93% më vdekjeprurës sesa mendohej deri tani

Enesa Veseli by Enesa Veseli
18/08/2025
in Shëndeti
0
Tymi i zjarreve pyjore mund të jetë 93% më vdekjeprurës sesa mendohej deri tani
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i ri i Institutit të Shëndetit Global në Barcelonë (ISGlobal), i botuar në The Lancet Planetary Health, zbulon se grimcat e imta të tymit nga zjarret pyjore (PM2.5) rrisin ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë dhe ndikimi i tyre është nënvlerësuar gati 14 herë më pak.

Hulumtimi, i bazuar në të dhëna nga 32 shtete evropiane dhe mbi 541 milionë banorë, tregon se rritja e niveleve të PM2.5 të lidhura me zjarret shton rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare. Për çdo rritje prej 1 µg/m³, vdekshmëria nga të gjitha shkaqet rritet me 0.7%.

Në periudhën 2004–2022, llogaritet që ekspozimi afatshkurtër ndaj tymit të zjarreve pyjore shkaktoi mesatarisht 535 vdekje në vit, shumë më tepër sesa vlerësimet e mëparshme që flisnin për vetëm 38 raste, shkruan MedicalXpress.

Sipas studiuesve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë faktor kyç që shtojnë intensitetin dhe shpeshtësinë e zjarreve, duke e bërë problemin një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Më të prekurat sipas analizës rezultuan vendet e Europës Lindore si Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Serbia, ndërsa në disa rajone të Spanjës e Portugalisë efektet ishin më të dobëta.

Studiuesit theksojnë se duhen politika dhe masa të reja të përshtatura për këtë ndotje specifike, pasi tymi nga zjarret është shumë më i rrezikshëm sesa grimcat e zakonshme nga burime të tjera si trafiku.

Related

Previous Post

Studimet indiane tregojnë: Mangoja mund të jetë e sigurt për diabetikët

Next Post

Macet mund të ndihmojnë në kërkimin e trajtimeve të reja për demencën

Next Post
Macet mund të ndihmojnë në kërkimin e trajtimeve të reja për demencën

Macet mund të ndihmojnë në kërkimin e trajtimeve të reja për demencën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.