Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Problemet me gjumin lidhen me vetëlëndim tek adoleshentët

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/08/2025
in Shëndeti
0
Problemet me gjumin lidhen me vetëlëndim tek adoleshentët
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se adoleshentët që përballen me probleme me gjumin në moshën 14-vjeçare kanë rrezik më të lartë të vetëlëndohen deri në moshën 17-vjeçare.

Hulumtimi, i publikuar në Journal of Child Psychology and Psychiatry, përfshiu mbi 10 mijë të rinj.

Ata u pyetën për kohën e gjumit gjatë ditëve të shkollës, vështirësitë për të fjetur dhe zgjimet gjatë natës, si dhe nëse kishin praktikuar vetëlëndim. Të njëjtat pyetje iu bënë edhe tre vite më vonë.

Rezultatet treguan se adoleshentët që flinin më pak, që zgjoheshin shpesh natën ose që kishin vështirësi të flinin, kishin më shumë gjasa të raportonin vetëlëndim, edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë si depresioni, vetëvlerësimi dhe gjendja socio-ekonomike, shkruan Euronews.

“Problemet me gjumin janë shpesh shenjë paralajmëruese e mendimeve ose sjelljeve vetëvrasëse, prandaj identifikimi i tyre mund të ndihmojë në parandalim të hershëm,” tha profesorja Nicole Tang nga Universiteti i Warwick.

Ekspertët theksojnë se gjumi është një faktor i modifikueshëm dhe përmirësimi i cilësisë së tij mund të ketë ndikim afatgjatë pozitiv në shëndetin mendor të të rinjve.

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon që adoleshentët nga 13 deri 18 vjeç të flenë 8-10 orë çdo natë.

Related

Previous Post

Studimi tregon se ndotja industriale mund të ndikojë në shëndetin mendor të brezave të ardhshëm

Next Post

Raportohet se Trumpi synon të tërhiqet momentalisht nga bisedimet e paqes Ukrainë – Rusi

Next Post
Raportohet se Trumpi synon të tërhiqet momentalisht nga bisedimet e paqes Ukrainë – Rusi

Raportohet se Trumpi synon të tërhiqet momentalisht nga bisedimet e paqes Ukrainë – Rusi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.