Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Raportohet se Trumpi synon të tërhiqet momentalisht nga bisedimet e paqes Ukrainë – Rusi

21/08/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Raportohet se Trumpi synon të tërhiqet momentalisht nga bisedimet e paqes Ukrainë – Rusi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, synon që t’i lërë Rusinë dhe Ukrainën që të organizojnë një takim mes udhëheqësve të tyre pa luajtur vetë rol drejtpërdrejt tani për tani, sipas zyrtarëve të administratës që kanë njohuri rreth situatës, duke bërë një hap prapa nga bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Faza e ardhshme në sytë e Trumpit për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet një takim dypalësh mes presidentëve Vladimir Putin të Rusisë dhe Volodymyr Zelensky të Ukrainës, thanë zyrtarët, shkruan gazeta “The Guardian”.

Trumpi u ka thënë këshilltarëve ditëve të fundit se synon që të mbajë një takim trepalësh me dy presidentët vetëm pasi ata të jenë takuar fillimisht mes vete, edhe pse mbetet e paqartë nëse kjo do të ndodhë dhe presidenti amerikan synon që të mos përfshihet në këtë përpjekje.

Në një intervistë telefonike të martën, Trumpi gjithashtu tha se mendon që do të ishte më mirë nëse Putini e Zelensky takohen pa praninë e tij në rastin e parë. “Unë vetëm dua të shoh se çfarë ndodh në takim. Pra, ata janë në procesin e organizimit të tij dhe ne do të shohim se çfarë ndodh” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ngurrimi i Trumpit për t’i shtyrë Putinin e Zelenskyn drejt takimit vjen në kohën kur ai ditëve të fundit ka pranuar se përfundimi i luftës në Ukrainë ka qenë më i vështirë sesa ka pritur, pasi fillimisht kishte premtuar në fushatën zgjedhore se do ta arrinte këtë brenda 24 orëve.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane e përshkroi situatën si qasje “prit dhe shiko” nga Trumpi, për të marrë vesh nëse takimi mes Putinit e Zelenskyt mund të caktohet. Megjithatë, ka pasur pak shenja të prekshme ditëve të fundit për progres dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka një listë të ngushtë të vendeve ku do të mund të zhvillohej takimi.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se “Trumpi dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare vazhdojnë që të angazhohen me zyrtarë rus e ukrainas drejt një takimi dypalësh për t’i ndalur vrasjet dhe për t’i dhënë fund luftës… Nuk është në interesin kombëtar që të negociohen këto çështje më tej publikisht.”

Pas takimeve në Shtëpinë e Bardhë me Zelenskyn dhe disa udhëheqës të tjerë evropianë, Trumpi bisedoi në telefon me Putinin për rreth 40 minuta. Ndihmësi i presidentit rus për politikë të jashtme, Yuri Ushakov, më vonë tha se dy presidentët u pajtuan që të caktohen negociatorë më të lartë për bisedimet e drejtpërdrejta mes Rusisë e Ukrainës.

Related

Previous Post

Problemet me gjumin lidhen me vetëlëndim tek adoleshentët

Next Post

DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore shqiptare, Ambasada Amerikane: Janë individë që shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Kurti dhe Aliu inspektojnë investimet infrastrukturore në Shtime: rrugë të reja dhe projekte milionëshe për qytetarët

Policia e Kosovës godet krimin: Arrestime për tentativë vrasjeje, grabitje dhe të shtëna me armë në aheng

Arrestohen dy persona për korrupsion në testet për patentë-shofer në Prishtinë

21/08/2025
E vrau Sadri Sadriun për hakmarrje, caktohet seanca fillestare për zyrtarin policor Festim Ramadani

PDK ankimon në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Kurti dhe Aliu inspektojnë investimet infrastrukturore në Shtime: rrugë të reja dhe projekte milionëshe për qytetarët

Kurti dhe Aliu inspektojnë investimet infrastrukturore në Shtime: rrugë të reja dhe projekte milionëshe për qytetarët

21/08/2025
Policia e Kosovës godet krimin: Arrestime për tentativë vrasjeje, grabitje dhe të shtëna me armë në aheng

Arrestohen dy persona për korrupsion në testet për patentë-shofer në Prishtinë

21/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info