Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë se 6,000 viza studentore në vitin 2025 për tejkalime të afateve të qëndrimit dhe shkelje të ligjit dhe mbështetje për terrorizmin.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë informacionin e konfirmuar nga mediat amerikane.
“Çdo vizë studenti e anuluar nën Administratën Trump ka ndodhur sepse individi ose ka shkelur ligjin, ose ka shprehur mbështetje për terrorizmin ndërsa ndodhej në Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Sipas Fox News, administrata Trump ka nisur nisma të shumta që synojnë kufizimin e imigracionit dhe revokimin e vizave për ata që ndjekin institucione akademike në SHBA.
Ata që kanë marrë pjesë në protestat pro-palestineze janë përballur me shqyrtim të shtuar dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha në maj se administrata po rishikonte statusin e vizave të këtyre studentëve.
Rreth 6,000 viza që u tërhoqën ishin kryesisht për shkak të tejkalimit të afatit të vizave ose përplasjeve me ligjin, duke përfshirë sulme, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, vjedhje me thyerje dhe mbështetje për terrorizmin, tha Departamenti i Shtetit për Fox News.
“Çdo vizë studentore e revokuar nën Administratën Trump ka ndodhur sepse individi ose ka shkelur ligjin ose ka shprehur mbështetje për terrorizmin ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit në një deklaratë për Fox News.
“Vetëm rreth 4,000 viza janë revokuar sepse këta vizitorë kanë shkelur ligjin gjatë vizitës në vendin tonë, duke përfshirë të dhëna për sulme dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose drogës.”