Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet në Itali një ukrainas për sulmet ndaj gazsjellësit “Nord Stream”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/08/2025
in Lajme
0
Arrestohet në Itali një ukrainas për sulmet ndaj gazsjellësit “Nord Stream”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një burrë ukrainas u arrestua në Itali nën dyshimin për bashkërendimin e sulmeve të vitit 2022 ndaj gazsjellësit “Nord Stream”, thanë të enjten prokurorët gjermanë, duke sinjalizuar një zhvillim të rëndësishëm në episodin që i kishte ashpërsuar tensionet mes Rusisë e Perëndimit.

Të para nga Moska e Perëndimi si akte sabotimi, shpërthimet kishin dëmtuar rëndë gypat që bartin gaz nga Rusia për në Evropë, duke shënuar një përshkallëzim të madh në konfliktin e Ukrainës dhe duke i tkurrë dërgesat e energjisë në kontinent. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Bombardimi i gazsjellësit duhet të hetohet, përfshirë ndjekjen penale. Prandaj, është mirë që ne jemi duke bërë progres në këtë aspekt” – tha në një deklaratë ministrja e Drejtësisë e Gjermanisë, Stefanie Hubig.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga ambasada ukrainase. Ukraina në të kaluarën ka mohuar se është e përfshirë në këto sulme.

I dyshuari, i identifikuar si Serhii K., ishte pjesë e një grupi të personave që kishin vendosur pajisje në gypa afër ishullit të Detit Baltik, Bornholm, në shtatorin e vitit 2022, thuhet në një deklaratë të zyrës së prokurorit gjerman.

Ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin nisur nga bregdeti verilindor i Gjermanisë në Rostock përmes një barke për ta kryer sulmin, thuhet më tej. Barka ishte marrë me qira nga një kompani gjermane me ndihmën e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit përmes ndërmjetësve, tha prokuroria gjermane.

Autoritetet italiane e arrestuan burrin ukrainas sipas një urdhërarresti. Ai akuzohet për bashkëpunim për shkaktim të shpërthimit, sabotim antikushtetues dhe shkatërrim të strukturave të rëndësishme.

Karabinierët italianë e arrestuan atë natën në provincën Rimini, në bregdetin e Adriatikut, thuhet në deklaratën e prokurorëve gjermanë. Karabinierët e konfirmuan arrestimin, por nuk dhanë hollësi të mëtejme.

Related

Previous Post

Pse u mbyll Ura e Ibrit dhe çfarë synohej përtej?

Next Post

Protesta në Hagë, Gucati thirrje qytetarëve: Bashkohuni të gjithë

Next Post
Protesta në Hagë, Gucati thirrje qytetarëve: Bashkohuni të gjithë

Protesta në Hagë, Gucati thirrje qytetarëve: Bashkohuni të gjithë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.