Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Mikrogjumi – Rreziku i fshehur që vjen nga mungesa e gjumit: Çfarë duhet të dini për të?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/08/2025
in Shëndeti
0
Mikrogjumi – Rreziku i fshehur që vjen nga mungesa e gjumit: Çfarë duhet të dini për të?
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjumi është një proces natyral dhe i domosdoshëm për mirëqenien fizike dhe mendore. Përtej funksionit të tij rigjenerues, ekspertët e mjekësisë moderne po analizojnë gjithnjë e më shumë edhe pasojat e mungesës së tij, siç është fenomeni i mikrogjumit (dremitjes së shkurtër).

Sipas specialistëve të gjumit, mikrogjumi është një gjendje e pavetëdijshme që zgjat disa sekonda dhe ndodh zakonisht në kushte lodhjeje ekstreme ose në situata monotone. Gjatë kësaj kohe, truri “shkëputet” për një moment, pa e kuptuar vetë personi. Kjo ndodh më shpesh te ata që vuajnë nga pagjumësia, stresi kronik apo çrregullime si apnea e gjumit.

Një studim i publikuar në revistën Human Brain Mapping tregon se gjatë mikrogjumit nuk bie në gjumë i gjithë truri, por vetëm zona të caktuara.

Kjo e bën fenomenin të vështirë për t’u dalluar dhe njëkohësisht shumë të rrezikshëm, veçanërisht kur ndodh gjatë drejtimit të makinës apo gjatë përdorimit të makinerive të rënda, pasi edhe një sekondë humbje e vetëdijes mund të ketë pasoja të rënda.

Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë për të parandaluar mikrogjumin është sigurimi i gjumit të mjaftueshëm dhe me cilësi të mirë. Ata rekomandojnë 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë, duke ndjekur një rutinë të qëndrueshme fjetjeje dhe zgjimi.

Sa gjumë na duhet sipas moshës?

Të porsalindurit (0–3 muaj): 14–17 orë në ditë

Bebet (4–11 muaj): 12–15 orë

Fëmijët e vegjël (1–2 vjeç): 11–14 orë

Parashkollorët (3–5 vjeç): 10–13 orë

Fëmijët (6–13 vjeç): 9–11 orë

Adoleshentët (14–17 vjeç): 8–10 orë

Të rinjtë (18–25 vjeç): 7–9 orë

Të rriturit (26–64 vjeç): 7–9 orë

Related

Previous Post

Gabimi që bëjnë pothuajse të gjithë me kafen gjatë verës, shkakton humbjen e cilësisë

Next Post

Truri ynë ka një dobësi për yndyrnat

Next Post
Truri ynë ka një dobësi për yndyrnat

Truri ynë ka një dobësi për yndyrnat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.