Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë një interviste në T7 përmendi pa kokërr lidhjeje, Gazmend Muhaxherin e LDK’së, raporton Periskopi.
Sipas saj, Muhaxheri ka thënë se Vetëvendosje ka bërë njëjtë në Veri se Millosheviqi.
Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj vet Muhaxheri.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se Gërvalla e të tjerët e Vetëvendosjes i shtrembërojnë deklaratat për qëllime politike.
Muhaxheri thotë që Gërvalla së pari duhet të kuptojë mirë se cka ka deklaruar, e më pas të flas.
“Nuk e kam ndërmend me u marr me ata, ata po i shtrembërojnë deklaratat për qëllime të tyre. Duhet me dit mirë cka kam thënë edhe me kuptu vetëm ashtu qysh e kam thënë unë, krejt kuptimet tjera që i kanë thanë i kanë për qëllime politike.
Unë jam përgjegjës për atë cka them, se cka e kupton ajo dhe cka mundohet me interpretu dhe me përdor për qëllime politike, aty s’i përzihna”, deklaroi ai për Periskopi.