Shëndeti oksidativ i një personi i referohet aftësisë së trupit për të mbajtur një ekuilibër të mirë mes radikaleve të lira dhe antioksidantëve, të cilët, kur janë në disbalancë, mund të dëmtojnë qelizat e trupit.
Stresi oksidativ mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të stilit të jetesës, përfshirë ushqyerjen jo të shëndetshme. Studimet e mëparshme tregojnë se ngrënia e disa ushqimeve të pasura me antioksidantë, siç janë arrat, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për stres oksidativ, shkruan burimi Medical News Today.
Tani, një studim i ri thotë se ngrënia e rreth 22 bajameve në ditë mund të ndihmojë në uljen e stresit oksidativ dhe përmirësimin e shëndetit oksidativ, duke zgjatur kështu jetëgjatësinë e shëndetshme.
Shëndeti oksidativ i një personi i referohet aftësisë së trupit për të mbajtur një ekuilibër të mirë midis dy molekulave specifike — radikaleve të lira dhe antioksidantëve — të cilat, kur janë në disbalancë, mund të dëmtojnë qelizat e trupit.
Ky disbalancë, i njohur si stres oksidativ, mund të shkaktohet nga faktorë të stilit të jetesës, si pirja e duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe një dietë e pashëndetshme. Kjo gjendje lidhet gjithashtu edhe me faktorë mjedisorë, si ndotja dhe rrezatimi.
Stresi oksidativ është i lidhur me një sërë sëmundjesh, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, sëmundjen e veshkave, diabetin e tipit 2, artritin reumatoid, sëmundjen e Alzheimer dhe kancerin.
Ky studim i botuar së fundmi në revistën “Scientific Reports”, thotë se ngrënia e bajameve mund të ndihmojë në uljen e stresit oksidativ dhe përmirësimin e shëndetit oksidativ, duke zgjatur potencialisht jetëgjatësinë e shëndetshme.