Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke e cilësuar zgjedhjen e tij si një hap të rëndësishëm për forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë.
“Urime e suksese Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime edhe Kuvendit të Kosovës për hapjen e rrugës drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve,” është shprehur Spiropali.
Ajo ka theksuar se pret me padurim që të rifillojë një bashkëpunim të ngushtë dhe vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.
“Ky bashkëpunim do të shërbejë për mbështetjen e integrimit euroatlantik dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon,” ka shtuar Spiropali.