Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se zgjedhja e Dimal Bashës për Kryetar të Kuvendit të Kosovës është gabim i pafalshëm të deputetëve që e mbështetën.
Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se aksidentet politike do të kalojnë.
Postimi i plotë:
Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë.Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës.
LDK aspiron më lartë.
Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë.