Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë ndaj katër personave për trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual dhe grabitje

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/08/2025
in Lajme
0
Aktakuzë ndaj katër personave për trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual dhe grabitje
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 26 gusht 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave, të identifikuar me inicialet F.C., B.B., L.J. dhe E.L., për vepra të rënda penale që lidhen me trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual dhe grabitje.

Sipas aktakuzës:

  • F.C. dhe B.B. akuzohen për “Pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar” në lidhje me veprën penale “Trafikim me njerëz”.

  • B.B. ngarkohet gjithashtu me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Hetimet zbuluan se nga viti 2019 deri më 29 korrik 2024, të pandehurit, duke vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, kanë rekrutuar dhe transportuar gra e vajza nga Amerika Latine dhe vende të tjera drejt Kosovës. Viktimat, përmes kanosjes, forcës dhe shtrëngimit, janë detyruar të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.

Ndërkohë, të pandehurit L.J. dhe E.L. akuzohen për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Grabitja”. Më 29 korrik 2024, ata dyshohet se kanë sulmuar viktimat e trafikimit, duke i kërcënuar dhe duke iu marrë para me forcë.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga gjykata që pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohen dënime të merituara në përputhje me ligjin.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/16qe9xgYJH/?mibextid=wwXIfr

Related

Previous Post

Komplikohet situata, VV nis bllokaden e re: Nënkryetarët të votohen veç e veç, shkak Lista Serbe

Next Post

Kryetari i Kuvendit borxh deri ‘n’fyt’: Kjo është pasuria e Dimal Bashës

Next Post
Kryetari i Kuvendit borxh deri ‘n’fyt’: Kjo është pasuria e Dimal Bashës

Kryetari i Kuvendit borxh deri ‘n’fyt’: Kjo është pasuria e Dimal Bashës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.