Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandën e 40 kecave në fshatin Domorovc.
Gjatë operacionit është ndaluar automjeti me targa vendore, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) vlera e të cilave llogaritet rreth 6,000 €, për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me udhëzim të të cilit inicohet rasti, ndërsa kafshët janë dorëzuar në doganën kompetente. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, përfshirë edhe kontrabandën, dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.