Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj klimës mund të shkaktojë infeksion

Enesa Veseli by Enesa Veseli
01/09/2025
in Shëndeti
0
Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj klimës mund të shkaktojë infeksion
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjisë Klinike të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Ankarasë (AU), prof. dr. Serhat Birengel thotë se bakteret legionella të transmetuara përmes kondicionerëve mund të shkaktojnë pneumoni.

Birengel në një deklaratë për Anadolu foli për problemet shëndetësore që mund të lindin për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të kondicionuar dhe rritjes së sëmundjeve infektive gjatë muajve të verës.

Duke tërhequr vëmendjen te përdorimi në rritje të kondicionerëve gjatë muajve të verës, Birengel tha se kalimet e papritura nga i nxehti në të ftohtë mund të ndikojnë negativisht në sistemin imunitar.

“Përderisa temperaturat rriten për shkak stinës, si konsumi i lëngjeve ashtu edhe përdorimi i kondicionerëve mund të shkaktojnë dobësi të trupit për shkak të dallimeve midis të nxehtit dhe ftohtit. Bakteret legionella të transmetuara përmes kondicionerëve mund të shkaktojnë pneumoni. Ndërsa trupi dobësohet, bëhet më e lehtë që viruset e tjera të frymëmarrjes të bëjnë vend”, paralajmëroi ai duke shtuar se nuk duhet qëndruar përballë kondicionerit veçanërisht kur njeriu djersitet.

– “Temperatura ideale për ajër të kondicionuar në mjediset e punës është 18-21 gradë”

Mjeku turk foli edhe për përdorimin e kondicionerit në mjediset e punës. “Temperatura ideale për ajër të kondicionuar në mjediset e punës është 18-21 gradë. Nëse uleni afër ajrit të kondicionuar, ndryshimet e papritura të temperaturës mund të shkaktojnë edemë të mukozës së sinuseve dhe sinusitit tek ata me alergji. Kjo vlen edhe për kondicionerët e automjeteve; është e dobishme të mbroheni nga ndryshimet e papritura të temperaturës”, tha ai.

Ai dha informacion rreth shkaqeve kryesore të infeksioneve të verës. “Konsumimi i pijeve të ftohta në veçanti mund të ketë efekte negative në sistemin gastrointestinal, ndërsa pijet e përgatitura në mjedise johigjienike ose pirja e ujit nga burime të papaketuara mund të shkaktojnë infeksione të zorrëve”, u shpreh Birengel.

Related

Previous Post

Çfarë duhet të hash për të patur energji gjatë gjithë ditës

Next Post

Putin e thotë nga Kina se kishte “dakordësi” me Trumpin për përfundimin e luftës në Ukrainë

Next Post
Putin e thotë nga Kina se kishte “dakordësi” me Trumpin për përfundimin e luftës në Ukrainë

Putin e thotë nga Kina se kishte “dakordësi” me Trumpin për përfundimin e luftës në Ukrainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.