Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Opinionet

Sinani me njerëzit e Vučićit: bashkëpunim i detyruar apo kompromis i rrezikshëm?

Nga: Valon Arifi

Valon Arifi by Valon Arifi
02/09/2025
in Opinionet
0
Sinani me njerëzit e Vučićit: bashkëpunim i detyruar apo kompromis i rrezikshëm?
0
SHARES
74
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë këtë fillim viti shkollor shpërndau çanta dhe mjete shkollore për nxënësit e parë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në dukje, një gjest i kujdesit të shtetit për fëmijët në njërën nga zonat më të varfra të vendit. Por pas kësaj fotografie të ngrohtë protokollare fshihet një kontradiktë e thellë politike.

Nga njëra anë, aty ishte dr. Aleksandar Martinović, drejtues i Trupit Koordinues dhe një nga njerëzit më të afërt të presidentit serb Aleksandar Vučić. Pikërisht Martinoviqi është figura që prej kohësh ka mbrojtur politikat e Beogradit për pasivizimin e adresave – një proces që shqiptarët e Luginës e përjetojnë si spastrim etnik administrativ. Për çdo kritikë, Martinoviqi ka një përgjigje të thjeshtë: “Akuzat janë të pabazuara dhe të papranueshme.”

Nga ana tjetër, përkrah tij u shfaq Ardita Sinani, kryetare e Preshevës dhe këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Po ajo Sinani që dikur e cilësoi emërimin e Martinoviqit si provë të qartë se qeveria e Serbisë është larg vlerave demokratike. Sot, ajo del përkrah tij në aktivitete zyrtare, duke u bërë pjesë e të njëjtës skenë propagandistike.

Këto dy pamje krijojnë një paradoks të hidhur: Martinoviqi në Beograd flet për “barazi, paqe dhe bashkëjetesë multietnike”, ndërsa në terren mbron politika që shqiptarët i konsiderojnë diskriminuese. Sinani, ndërkohë, nga roli i saj si këshilltare e Kurtit, përbën pjesë të retorikës kundër regjimit serb, por në praktikë shfaqet në fotografi të përbashkëta me njerëzit e Vučiqit.

Dilema është e qartë: a është ky një bashkëpunim i domosdoshëm për të mirën e fëmijëve dhe komunitetit lokal, apo një kompromis i rrezikshëm politik që normalizon regjimin e Vučićit dhe njeriun e tij besnik, Martinovićin?

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës vazhdojnë të jetojnë nën hijen e pasivizimit të adresave, mungesës së përfaqësimit dhe diskriminimit të hapur institucional. Ndërkohë, elitat politike shqiptare shfaqen përballë kamerave krah atyre që mbanin e ende mbajnë përgjegjësinë për këtë gjendje.

Ironia më e madhe është se më 1 shtator, teksa në Luginë u shpërndaheshin çantat shkollore në prani të Martinoviqit e Sinanit, vetë Serbia përjetoi një ditë të trazuar. Nxënësit serbë bojkotuan mësimin, të mbështetur nga studentë dhe qytetarë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj pushtetit.

Mbrëmjen e asaj dite, në Beograd u zhvillua një protestë e madhe kundër regjimit të Aleksandar Vučićit dhe bashkëpunëtorëve të tij, mes të cilëve edhe Martinoviqi. Qytetarët serbë dolën në rrugë për të kundërshtuar autoritarizmin, korrupsionin dhe gjendjen e rëndë në arsim e shoqëri.

Pra, ndërsa në jug pushteti përpiqej të shitej si “kujdestar i fëmijëve”, në kryeqytet mijëra qytetarë e shihnin si problem kryesor pikërisht atë pushtet.

Atherë, fotografia e përbashkët Sinani–Martinoviq nuk është një detaj i parëndësishëm protokollar. Ajo është një pasqyrë e dilemës së madhe: si të mbrohen interesat e shqiptarëve në Luginë pa u bërë fasadë e regjimit që në Beograd sfidohet çdo ditë nga vetë qytetarët serbë.

Nëse ky bashkëpunim është një domosdoshmëri, atëherë duhet thënë qartë dhe hapur. Por nëse është kompromis politik i heshtur, atëherë shqiptarët e Luginës meritojnë të dinë se kush po i përfaqëson dhe kush po i përdor për fotografi.

Related

Previous Post

Kryeziu: Krizë e thellë, partitë politike po i shkelin interesat e Republikës

Next Post

Isni Kilaj mbetet në paraburgim, Apeli i Speciales ia rrëzon kërkesën

Next Post
Isni Kilaj mbetet në paraburgim, Apeli i Speciales ia rrëzon kërkesën

Isni Kilaj mbetet në paraburgim, Apeli i Speciales ia rrëzon kërkesën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.