Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Pavdekësia është e mundur”, mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/09/2025
in Lajme
0
“Pavdekësia është e mundur”, mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parada gjigante ushtarake në Pekin, e organizuar për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Kinës nga pushtimi japonez, nuk solli vetëm demonstrim force, por edhe një episod surprizues mes liderëve botërorë.

Një mikrofon i vendosur pranë presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping i kapi të dy duke diskutuar mbi transplantet e organeve dhe mundësinë që njerëzit të jetojnë deri në 150 vjeç.

Biseda, e konfirmuar më vonë edhe nga vetë Putini, u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror kinez CCTV dhe u pasqyrua nga media të mëdha ndërkombëtare si Bloomberg, Reuters dhe AP. Ministria e Jashtme kineze zgjodhi të mos komentonte.

Teksa Putin dhe Xi ecnin krah për krah drejt podiumit të Sheshit Tiananmen, përkthyesi i Putinit dëgjohet duke thënë në gjuhën kineze: “Bioteknologjia është duke u zhvilluar vazhdimisht. Organet njerëzore mund të transplantohen pa pushim. Sa më gjatë të jetosh, aq më i ri bëhesh dhe madje mund të arrish pavdekësinë.”

Xi Jinping iu përgjigj: “Disa parashikojnë se në këtë shekull, njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë deri në 150 vjet. Në të kaluarën, njerëzit rrallë arrinin 70 vjeç, por sot, në moshën 70 vjeç, je ende fëmijë.”

Ndërsa Kim Jong-un, i cili ecte pas tyre, u pa duke buzëqeshur, pa qenë e qartë nëse kuptoi temën e bisedës.

Pak çaste më vonë, transmetimi ndërpreu audio-n, duke fokusuar kamerat në panoramën e paradës, përpara se tre liderët të ngjiteshin në platformën e nderit përpara 50 mijë spektatorëve.

Ky episod i pazakontë shton një tjetër dimension intrigues në marrëdhëniet e ngushta midis Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut, të shfaqura publikisht gjatë këtij samiti simbolik.

Related

Previous Post

Juventusi i “çmendur” pas Zhegrovës, e poston rregullisht në Facebook

Next Post

Me buqetë lulesh e ‘stupc’ në dorë, Albin Kurti viziton aktorin Osman Azemi në spital

Next Post
Me buqetë lulesh e ‘stupc’ në dorë, Albin Kurti viziton aktorin Osman Azemi në spital

Me buqetë lulesh e ‘stupc’ në dorë, Albin Kurti viziton aktorin Osman Azemi në spital

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.