Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot humoristin Osman Azemi, i cili ndodhet në spital pas një aksidenti të rëndë automobilistik që pësoi kohë më parë.
Në këtë vizitë, Kurti shoqërohej nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Nga fotografitë e publikuara shihen Kurti e Bajqinovci duke përqafuar dhe përshëndetur Azemin.
Lexo edhe:
Miley Cyrus: Nëna ime gjithmonë më inkurajonte të qëndroja me burrin e gabuar
Zbulohet e dashura e Edon Zhegrovës
Blero zyrtarizon lidhjen e re, publikon foto me të dashurën
Fotografitë nga ky moment janë shpërndarë nga vetë Kurti në rrjetin e tij social Instagram, ku shkroi: “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat. Të paçim gjatë, Osman Azemi”.
Osman Azemi, i njohur për rolet e tij brilante në grupin e humorit “Stupcat”, është një nga figurat më të dashura të skenës humoristike kosovare.